Me “dy mesatare”, formula e
re për pranimin në Universitet

Me “dy mesatare”, formula e<br />re për pranimin në Universitet
TIRANE- Maturantët do të pranohen në Universitet nëpërmjet mesatares. Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Politeknik kanë miratuar tashmë kriteret e reja për pranimet e studentëve të rinj. Fillimisht një student do të pranohet nëse ka mesataren minimumi 6 (mestarja dysheme përfundimtare do përcaktohet nga qeveria). Gjithashtu përveç mesatares dysheme, për pranimin do të merret parasysh edhe mesatarja e një grupi lëndësh. Kjo do të thotë se nëse një kandidatët që kërkon të fitojë degën e Historisë, atëherë do t’i merren parasysh mesatarja e lëndës së historisë në 3-vitet e shkollës së mesme si dhe të lëndës së gjeografisë.
 
Universiteti i Tiranës
Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule u shpreh dje në një konferencë për mediat se Universiteti i tiranës ka vendosur dy kritere për pranimet. “50% të vlerësimit e ka nota mesatare e shkollës së mesme. Pra mesatarja aritmetike e tri viteve, përfshirë edhe rezultatet që marrin në maturën shtetërore dhe 50% të vlerësimit e ka mesatarja e gruplëndëve, në mënyrë specifike sipas drejtimeve që ka Universiteti i Tiranës.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi