Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 63-vjeçar me iniciale, i cili kishe ndërtuar një objekt pa leje në vlerën 70 000 €, me para të ardhura nga veprimtari kriminale.
Ai po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".
Po ashtu, tre inspektorë të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Durrës, janë proceduar penalisht nga policia nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Blutë e Durrësit kanë njoftuar se bëhet fjalë për S. M., 43 vjeç, B. M., 37 vjeç dhe D. M., 35 vjeç, banues në Durrës, të cilët megjithëse kanë kryer dhe kanë mbajtur procesverbalet e konstatimit dhe të prishjes së objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në zonën e Manzës, Durrës, nuk kanë marrë masa për prishjen e tyre.
Po ashtu, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për Gj. Z., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt pa leje në vlerën 70 000 €, me para të ardhura nga veprimtari kriminale.
Komente


Tamam si ne kohen e enverit fix
Përgjigju