Diplomatja 38 vjeçare nga Maqedonia e Veriut në Kombet e Bashkuara është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Manhattan në Nju Jork, njofton Fox News TV. Mediat në Shkup raportojnë se bëhet fjalë për diplomaten me inicialet M.V. 38-vjeç dhe është konfirmuar gjithashtu edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Nga Misioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë KB-së në Nju-Jork ka mbërritur një lajm i pikëllueshëm që na tronditi të gjithëve, për jetën e humbur tragjikisht të një anëtari të misionit tonë, diplomat të karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këtë rast dëshirojmë t’i shprehim ngushëllim të thellë familjes dhe më të afërmve, dhe në emër të të gjithë kolegëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët humbën një mik të afërt dhe përfaqësues punëtor shumëvjeçar dhe të përkushtuar të diplomacisë” thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.
Policia e gjeti diplomaten me një litar rreth qafës dhe ilaçet kundër depresionit, pa shenja dhune.
Fqinjët thonë se janë të befasuar nga vdekja e diplomates.
“Ajo jetoi këtu për dy vite. Të gjithë jemi të befasuar, ishte një person simpatik dhe shumë e mirë” tha kujdestari i ndërtesës, Hernan Avila.
Ai shtoi se diplomatja jetonte vetëm në një apartament në katin e katërt dhe e përshkroi atë si një person të qetë.
Ai isht edhe personi që thirri policinë pasi nuk mori përgjigje nga ajo dhe gjetën trupin e pajetë të një gruaje 38-vjeçare.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.8%
-
Jo
19.8%
-
Ndoshta
10.4%
Vota total: 733
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
21 ditët që 'rrëzuan' Joe Bidenin
22 Korrik, 12:02
-
Kamala Harris: Trashëgimia e Biden është e pakrahasueshme në historinë moderne! Nancy Pelosi: Kam besim të plotë se ajo do të na çojë drejt fitores
22 Korrik, 07:41
-
Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?
21 Korrik, 22:47
-
Biden tërhiqet nga gara presidenciale: Do vijoj përmbushjen e detyrave, mbështes Kamala Harris! Zv.presidentja: Jam e nderuar
21 Korrik, 20:06
-
Shërbimi Sekret pranon se kishte refuzuar masa shtesë sigurie për ish-presidentin Trump në vitet para atentatit
21 Korrik, 18:33
-
Avionët luftarakë rusë sulmojnë bombarduesit amerikanë mbi Arktik
21 Korrik, 17:45
-
Ish-këshilltari amerikan: Trump s’ka ide si t'i japi fund luftës në Ukrainë
21 Korrik, 17:35
-
Netahyanu do të takohet të martën me Biden në SHBA! Houthis-popullit: Përgatituni për luftë të gjatë me Izraelin
21 Korrik, 13:50
-
Trump: Shërbimi Sekret gaboi, duhet të lajmëronin për sulmin! Mora një plumb për demokracinë
21 Korrik, 12:47
-
43 vjet në burg për një krim që se kreu kurrë, gruaja në SHBA lirohet nga qelia në moshën 64-vjeçare
21 Korrik, 10:04
-
U infektua me COVID-19, mjeku i BIden zbulon gjendjen e presidentit të SHBA-së
20 Korrik, 22:59
-
Donald Trump nuk gjen qetësi, pas atentatit kërcënohet me jetë së bashku me zëvendësin e tij
20 Korrik, 22:42
Nuke e besoj
Përgjigjurip
Përgjigju