SELENICE- Një stallë lopësh është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të bashkise Selenice. 

Si pasojë e zjarrit janë djegur 19 krerë lopë, tre viça dhe dy krerë dhi, duke i shkaktuar humbje te medha, blegtorit Bardhyl Haxhiraj.

Ngjarja ka ndodhur dy nete me pare, ndersa në të gjithë stallën janë të dukshme shenjat e djegies dhe dëmet e shkaktuara nga flakët.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, duke përfshirë në pak minuta të gjithë stallën.  Puna 10-vjeçare e Haxhirajt është shkrumbuar.

Me lot në sy, ai tregon momentet e ngjarjes, ndërsa dëmi ekonomik llogaritet në rreth 100 mijë euro. Prona nuk ishte e siguruar, ndaj fermeri shpreson në ndihmë nga shteti, pasi është i rrënuar ekonomikisht.

Policia po vijon verifikimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa nga hetimet paraprake shkak dyshohet rrjeti elektrik.