I gjendur nën akuzë nga SPAK, për privatizimin e ish kompleksit sportiv Partizani, Sali Berisha do të përfshijë edhe partinë në betejën e tij me drejtësinë.

Të mërkurën dhe të premten, ai do të mbledhë strukturat e Rithemelimit, kryesinë dhe këshillin, për të diskutuar situatën politike, pas aksionit të SPAK ndaj ish kryeministrit të vënë nën masë sigurie “Detyrim Paraqitje” dhe bllokim të pasaportës.

Berisha ka thënë se Partia do të përfshihet, në atë që e quan betejë për opozitarizmin, pasi sipas tij aksioni i SPAK është orkestruar nga Rama për të goditur opozitën.

Partinë, Berisha e përfshiu edhe në betejën e tij për non gratën, çka çoi në ndarjen më thellë të demokratëve që prej themelimit të PD, duke u divorcuar përfundimisht nga PD zyrtare e Lulzim Bashës.