Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi u kap me 20 kilogramë e 600 kanabis. I riu Vlash Shahini banues në fshatin Merqi, Lezhë ishte nisur drejt Tiranës me qëllim shitjen e drogës.
Ai u ndalua nga Policia, ndërsa në automjetin e tij tip "Audi' u gjet sasia e kanabis.
Policia vijon hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Komento