Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi u kap me 20 kilogramë kokainë në makinën e tij. Shqiptari me banim në Valdelsa Sieneze në zonën e Toskanës, u arrestua bashkë me një shtetas italian.
Ai tërhoqi vëmendjen e efektivëve të Guardia Di Finanza, pasi po ecte me shpejtësi shumë të madhe në një rrugë dytësore.
Pas vëzhgimit nga policia, efektivë ndoqën makinën e cila u fut një oborrin e një vile të pabanuar e cila ruhej nga qen Rottweiler, i cili nuk lejonte askënd që në derën e përparme që të futej brenda territorin e banesës.
Nga kontrolli i mëpasshëm në vilë u zbulua një “laborator droge” brenda në të cilin kishte tretës, reagentë të llojeve të ndryshme dhe para të gatshme nga rrjeti i trafikut të drogës, si dhe 200 gramë shtesë kokainë, hashash.
Tashmë dy personat ndodhen në burgun e Sienës, me akuzën e trafikut të drogës.