'Më mësoi të jetoj', gruaja dhe vajza e John McCain përlotin rrjetin me dedikimin e ndjerë

'Më mësoi të jetoj', gruaja dhe vajza e John McCain përlotin rrjetin me dedikimin e ndjerë

Senatori i ndjerë amerikan John McCain dhe familja e tij

Senatori amerikan John McCain u nda nga jeta në moshën 81 vjeçare. Ai humbi betejën me sëmundjen e rëndë të kancerit, dhe ndërpreu edhe mjekimet. Vdekja e tij ishte mjaft e dhimbshme për të gjithë, por ajo që i ka prekur të gjithë ndjekësit e rrjeteve sociale, ishte dedikimi që bënë gruaja dhe vajza e tij disa orë pas vdekjes.

“Zemra m’u copëtua. Jam kaq me fat që jetova aventurën e të dashuruarit të këtij njeriu për 38 vjet. Ai iku sikurse edhe jetoi, sipas kushteve të tij, i rrethuar nga njerëzit e dashur, në vendin që ai e donte më së shumti,”- shkruan Cindy në një postim në Twitter.

“Babai im, senatori i Shteteve të Bashkuar, John Sidney McCain III, u nda nga jeta sot. Isha me babin tim kur dha shpirt, ashtu siç ishte ai me mua në fillimet e mia. Në 33 vitet që ishim bashkë ai më rriti, më mësoi, më korrigjoi, më ngushëlloi, më jepte kurajë dhe më mbështeste në të gjitha gjërat. Ai më donte, dhe unë e doja atë. Ai më mësoi si të jetoj. Dashuria dhe kujdesi i tij ishin gjithmonë prezente dhe të pandërprera, ato më bënë mua nga një vajzë në një grua – dhe ai më tregoi se çka është të qenit mashkull.

Vdekja e babait tim erdhi me plotë dhimbje dhe hidhërim për mua dhe nënën time, vëllezërit dhe motrat e mia. Ai ishte një zjarr i mirë që digjte dritë, dhe jetoi në dritën dhe mirësinë e tij për shumë gjatë. E dimë që zjarri i tij jeton në secilin prej nesh. Ditët dhe vitet që do të vijnë nuk do të jenë të njëjta pa ty baba, por do të jenë ditë të mira, të mbushura me jetë dhe dashuri, për shkak të shembullit që ai jetoi për ne. Lutjet tuaja për shpirtin e tij dhe për familjen tonë janë sinqerisht të vlerësuara.

Babai im iku dhe mua po më mungon siç mund t’i mungojë vetëm një vajze që e adhuron të atin. Por në këtë humbje, në këtë pikëllim, unë gjej rehati në këtë shprehje: John McCain, heroi i republikës dhe i kësaj vajze të vogël, u zgjua sot në diçka më të lavdishme se gjithçka që jeton në tokë. Sot luftëtari hyri në jetën e tij të vërtetë dhe të përjetshme, duke u përshëndetur nga ata që kanë shkuar para tij, duke u ngjitur për të takuar autorin e të gjitha gjërave:

Ëndrra përfundoi: Ky është mëngjesi,”- përfundon dedikimin e bija e McCain, Meghan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë