Pasi u arrestua pas një ndjekje nga Korça në Elbasan, Adrilent Sheu 27-vjeç ka rrëfyer edhe versionin e tij para oficerëve të policisë duke thënë se shkak i largimit të tij me shpejtësi ishte bërë pas siç pretendon 27-vjeçari po ndiqej nga një makinë.
Sipas tij një fuoristradë i ishte vënë nga pas që në Devoll duke e detyruar të largohej me shpejtësi dhe rrjedhimisht nuk i ndaloi postblloqeve të policisë.
Ndërkohë grupi hetimor është duke verifikuar këtë version të të riut i cili e ktheu në një zonë lufte rrugën në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Lajmi kryesor:
Ndjekje si nëpër filma që nga Korça! Thyhet postblloku në Elbasan, arrestohet autori i dehur që shkaktoi 5 të plagosur, mes tyre një polic (VIDEO)









