Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani festoi mbrëmjen e 17 majit ditëlindjen e saj duke u shfaqur me një pamje ndryshe nga seç e shohim zakonisht.

E kuruar në çdo detaj,  Osmani shkëlqente dhe tërhoqi vëmendjen në mesin e shumë fytyrave publike në një event të organizuar nga Valdrin Sahiti.

Osmani ka lindur më 17 maj të vitit 1982 në Mitrovicë, ndërsa shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në po të njëjtin qytet.

Ajo ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet Master dhe studimet e Doktoratës i ka mbaruar në Universitetin e Pittsburgh-ut në Pensilvani, SHBA.

Ndërsa më 4 prill të vitit 2021, Osmani është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës.

Vjosa Osmani në event