Nga Italia në Shqipëri me not, flet për herë të parë Eva Buzo: Ndihem krenare! Para se të mbërrija në Karaburun kisha halucinacione

VLORË - Eva Buzo, avokatja shqiptaro-australiane e apasionuar pas notit ia doli të kalojë kanalin e Otrantos, duke përshkuar 92 km në det nga brigjet e Leçes në Itali deri në Karaburun.

Një ditë pas sfidës më të vështirë të jetës së saj, ajo ka lënë spitalin e Vlorës dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Në intervistën e parë për mediat, thotë se ndihet krenare për veten dhe vendin e origjinës, Shqipërinë.

Të arrinte në finish nuk ka qenë aspak e lehtë për Evën, e cila tregon se kur po mbërrinte në Karaburun jo vetëm i kishte rënë fuqia por kishte dhe halucinacione.

Eva si ndihesh për këtë arritje?

Për momentin po ndjej shumë emocione dhe sigurisht jam e lodhur.

Ndjehem tepër krenare që ia arrita sepse ishte diçka që e dija që mund ta bëja dhe për këtë mu deshën shumë vite për të arritur këtu dhe tashmë ndihem tepër falenderuese bashkisë së Vlorës.

Kjo është hera e dytë që  e provoni dhe cili ishte qëllimi juaj për ta arritur këtë gjë?

Mendoj që jam zhvilluar shumë si sportistë këto vitet e fundit dhe gjithmonë e dija që ishte diçka për t’u bërë pavarësisht sa kohë mund të zgjaste.

Gjithmonë kam dashur të bëja diçka për Shqipërinë, për vendin tim dhe bashkëpunimi me një ekip shqiptar në varkë që më shoqëronte ishte diçka speciale dhe na jep atë kënaqësinë e realizimit në grup së bashku.

 A hasët probleme gjatë udhëtimit tuaj?

Shumë gjëra të ndryshme, kur dola nga uji isha tepër e zbehtë dhe këtë gjë po iua tregoja edhe nipërve këtë mëngjes.

Është një rënie graduale dhe ti nuk e dallon dot kur je në ujë, pra nëse ishte diçka normale dhe them që gishtërinjtë e mi po ndryshojnë, do të ishim të shokuar dhe do të mërziteshe.

Por kur ndodh gradualisht ti nuk e dallon dot menjëherë por problematika më e madhe janë rrezet e diellit dhe djegia nga rrezet.

Dhe trupi gradualisht lodhet dhe njëri krah është më i lodhur se tjetri ose anasjelltas por duhet të jesh e fokusuar dhe të mendosh sikur je diku tjetër dhe po relaksohesh që mos ta ndjesh shumë lodhjen.

Kur po arrinim drejt fundit po ndihesha tepër e frikësuar sepse truri po luante lojëra me mua dhe shihja gjëra të ndryshme dhe në fund më duhesh vetëm të prekja gurjet por ishte aq shumë errësirë dhe nuk mund ti shihja dhe për shkak se kisha haluninacione.

Po shikoja gjëra të frikshme  dhe skuadra po më thoshte që thjesht të notoja sepse isha në fund por në fund arrita t’ja dilja në një mënyrë a tjetër.

Në fund desha një këshillë nga ju për të rinjtë në Shqipëri, Australi dhe në mbarë botën?

  -- është tepër e vështirë për t’u thënë por kjo ishte ideja dhe aventura ime dhe është përgjegjësia ime ta përmbushja asnjë nuk do ta bënte këtë gjë për mua kështuqë duhesh ta bëja vetë.

Çdo kush ka ëndrra dhe vizionet  e tij dhe çdo gjë varet nga ju për të bërë zgjedhjet  dhe duhet të besoni në veten tuaj për të realizuar atë çka dëshirojnë.

Eva Buzo është e para atlete që ia del ta kalojë me not kanalin e Otrantos. Sfidën e nisi pasditen e 17 gushtit nga shkëmbijtë e San Foca, pranë Leçes dhe përfundoi rreth orës 05:00 të 19 gushtit kur preku tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës, në Karaburun.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 20/08/2024 20:25

    Bravo bravo bravo shembull per femijet ton che gjith brezat mendoj qe shkembi Ku Ka prekur Kur artriti te quet shkembi i Eves .

    Përgjigju
  • Vlonjati: 20/08/2024 19:05

    Te shpallet qytetare nderi, e meriton zonja per moshen qe ka dhe per dashurine e saj per atdheun!

    Përgjigju
  • Lindi: 20/08/2024 18:13

    Grua e fortë, Bravo! E vendosura për ta bërë dhe ja arriti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë