Më pak dënime me vdekje, tre
xhelatët Kina, Irani, Arabia Saudite

Më pak dënime me vdekje, tre <br />xhelatët Kina, Irani, Arabia Saudite
ROME - Kina, Irani dhe Arabia Saudite janë tre “xhelatët” më të mëdhenj të 2011, por fatmirësisht gjatë vitit të kaluar u regjistrua një rënie e ndjeshme e ekzekutimeve, që kaluan nga 5946 të 2010 në rreth 5000 vitin e kaluar. Një zbritje falë sidomos reduktimit të personave të ekzekutuar në Kinë që zbritën nga 5000 të dy viteve më parë në 4 mijë vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, janë 155 shtetet që kanë vendosur të abrogojnë ose praktikisht të mos e përdorin dënimin me vdekje. Këto janë disa prej të dhënave të raportit vjetor që përgatitet nga shoqata “Nessuno tocchi Caino” (Askush të mos prekë Kainon) që u prezantua sot në selinë e Radikalëve italianë në Romë.

Ndërkohë, nuk ndalet makina e vdekjes në Japoni, i vetmi vend i industrializuar dhe demokrat, së bashku me SHBA, që aplikon ende dënimin ekstrem për të sanksionuar krimet. Pikërisht në ditën e prezantimit të këtij raporti, Japonia ka ekzekutuar dënimin me vdekje në Tokyo dhe Osaka të dy të dënuarve. Ata akuzoheshin për dy vrasje të kryera respektivisht në 2002 dhe 2007. Japonia ekzekuton të dënuarit pa u dhënë asnjë paralajmërim, as familjarëve të tyre, dhe pa praninë e një dëshmitari; një mënyrë që cilësohet si shumë mizore nga organizatat që mbrojnë të drejtat civile.

Amnesty International ka dënuar ashpër jo vetëm ngjarjen por edhe mungesën e një diskutimi dhe transparence me të cilën Japonia rrethon dënimin kapital.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0