Supë me mish, lëpjetë dhe kos
Përbërësit:
- 300 gr mish
- 300 gr lëpjetë
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 250 ml kos
- 1 ls kripë
- 1 lgj miell
- 1 vezë
- Majdanoz
- Nenexhik
- Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejmë mishin në ujë të ftohtë, e copëtojmë më pas dhe e ziejmë për pak minuta sërish me pak kripë. Kosin e përziejmë me vezët dhe me pak kripë.
Kaurdisim miellin me pak gjalpë dhe më pas e shuajmë me lëng mishi. Këtë masë së bashku me vezën dhe kosin e shtojmë tek supa me mish. Vendosim lëpjetën, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë supën të lidhet për pak minuta.