Koalicioni Meta-Berisha ndryshon anëtarët e komisioneve në QV-të e Korçës! Komisionerët e PD-së s’paraqiten për tërheqjen e materialeve zgjedhore në Dropull
Kur kanë mbetur më pak se 15 orë nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit, burime nga 7 KZAZ -të e Qarkut Korçë, bëjnë të ditur për Report TV se në momentet e fillimit të shpërndarjes se materialeve zgjedhore për Qendrat e Votimit, ka pasur ndryshime të shumta për kryetarët dhe sekretarët e QV-ve të cilët janë propozuar nga koalicioni Berisha-Meta, ndryshime këto të ndodhura në momentin e fundit.
Foto ilustruese
Redaksia 13 Maj 2023, 16:04 | Përditesimi: 13 Maj 2023, 19:21
Kur kanë mbetur më pak se 15 orë nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit, burime nga 7 KZAZ -të e Qarkut Korçë, bëjnë të ditur për Report TV se në momentet e fillimit të shpërndarjes se materialeve zgjedhore për Qendrat e Votimit, ka pasur ndryshime të shumta për kryetarët dhe sekretarët e QV-ve të cilët janë propozuar nga koalicioni Berisha-Meta, ndryshime këto të ndodhura në momentin e fundit.
Në disa prej rasteve bëhet fjalë për dorëheqje dhe mos paraqitje të tyre në KZAZ, për të tërhequr materialet zgjedhore ndërsa në raste të tjera kemi të bëjmë me zëvendësime të minutës së fundit nga vetë koalicioni pa dhënë detaje mbi shkaqet e këtyre ndryshimeve.
Nuk dihet saktësisht nëse do të ketë mungesa të komisionerve ditën e nesërme në votim, por kjo gjë pritet të merret vesh në momentet e nisjes së procesit të votimit.
Ndërkohë një tjetër anomali është shfaqur në procesin e tërheqjes së materialeve zgjedhore në disa prej qendrave të votimit në Gjirokastër. Konkretisht në KZAZ-të e Dropullit, komisionerët e Partisë Demokratike nuk janë paraqitur për të tërhequr materialet zgjedhore, duke krijuar kështu një ngërç për procesin. Ende nuk është dhënë asnjë shpjegim nga ana e tyre, ndërsa komisionerët e PS-së dhe koalicionit Berisha-Meta janë paraqitur në qendrat e votimit për të tërhequr materialet zgjedhore siç e përcakton ligji.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:11
Komisionerët e PD-së nuk paraqiten për të tërhequr materialet zgjedhore në KZAZ-të e Dropullit! Asnjë shpjegim për mungesën e tyre
Komisionerët e Partisë Demokratike nuk janë paraqitur në KZAZ-të e bashkisë së Dropullit për tërheqjen e materialeve zgjedhore sipas ligjit. Kjo gjë ka sjellë ngërç në ecurinë e shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Deri më tani, PD në Gjirokastër nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me mungesën e komisionerëve në 29 qendra votimi.
Materialet janë tërhequr vetëm në 7 qendra nga 37 qendra votimi deri më tani. Komisionerët e PS-së dhe koalicionit Berisha-Meta janë paraqitur në të gjitha qendrat e votimit.