Guri Çizmja, është arrestuar nga policia e Shijakut, pasi është kapur me armë pa leje në banesë.
Gjatë kontrollit në banesën e 67-vjeçarit, banues në fshatin Çizmeli, Shijak policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje, nga 67-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komento