Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët janë kapur teksa qarkullonin me një armë zjarri pistoletë në makinë. Në panga kanë rënë, Klejdi Yzeiraj 35 vjeç, Enton Mehmeti 41 vjeç dhe Amarildo Nazari, 32 vjeç.
Gjatë momentit kur janë ndaluar nga policia, ka qenë Amarildo Nazari ai që drejtonte automjetin, ndërsa 41 vjeçari kërcënoi efektivin e policisë. Pas kontrollit të bërë, Klejdi Yzeirajt i është gjetur arma pa leje, ndërsa shoferi i automjetit dha deklaratë të rreme duke thënë se pistoleta ishte e tij.
Gjatë kontrollit të automjetit, u zbuluan dhe dy mjete të forta (çekiçë) të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, Klejdi Yzeiraj nuk është emër i panjohur për drejtësinë pasi në 2015-ën, në bashkëpunim me Martin Seferin ka marrë peng Klajdi Gjecin, vepër për të cilën u arrestua më pas.