Një 19-vjeçar u arrestua në Shkodër, pasi qarkullonte me pistoletë. Operacioni u krye nga Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Policia bën me dije se sipas informacionit të siguruar në rrugë operative, pas mesnate në lagjen “Guerile”, janë konstatuar 2 persona të cilët, sapo kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar me vrap.

Pas ndjekjes dhe kontrollit fizik të shtetasit Bajram Hoxha shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një thikë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë një 29-vjeçar i akuzuar për “moskallëzim krimi”.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë