Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi përdorte pistoletë lodër dhe thikë për të kryer vjedhje në biznese të ndryshme. I riu i identifikuar me inicialet Sh.Z., banues në Tiranë, ishte dënuar edhe më parë për vjedhje.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka vjedhur me dhunë, duke përdorur një pistoletë lodër, në dy subjekte të ndryshme, konkretisht: Më datë 17.07.2022, në një dyqan, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 45.000 lekë; Më datë 18.07.2022, në një supermarket, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 56.000 lekë.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë lodër dhe një thikë, të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet, si dhe një sasi parash. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
i paska bere gati dollaret njeshe per tallava bobja
Përgjigju