Një 38-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje në pikën kufitare të Morinës. Policia njofton se ndaloi një mjet tip "Benz", me drejtues shtetasin K. N., 38 vjeç, banues në Durrës dhe pas kontrollit fizik të tij i gjeti një armë zjarri pistoletë, me fishekë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", të shtetasit: K. N., 38 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale "Moskallëzim i krimit", pasagjeri në mjet, shtetasi F. G., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.