SHKODËR- Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës për shkak se qarkullonte me armë zjarri në brez dhe me fishekë në fole gati për qitje. I arrestuari është E.K 43-vjeç lindur dhe banues në Shkodër. Ai është kapur në rrugën “Isuf Sokoli”, të lagjes “Kongresi i Përmetit”, të qytetit Shkodër nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”.
Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti këtij 43-vjeçar dhe 29 fishekë të tjerë të vendosur në dy krehra. Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan ndërsa E.K do të përballet me akuzën për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".
Kush esht ky?kaq i rrezikshem me fishek ne fole ndersa emrin sja kemi degjuar ne shkoder!me ke esht shok ky a dihet gja?
PërgjigjuKalbeni ne burg ! 43 vjec me arme ne brez e me dy krehera me fishek gadi per luft. Meriton burg te mir me ket ndryshimin e ligjit per armembajtje
Përgjigju