Një 30-vjeçar në qytetin e Vlorës është arrestuar nga policia teksa po qarkullonte me armë zjarri me vete në automjet. 

I arrestuari është identifikuar si Dorjan Ziflai, kandidat për deputet në Gjirokastër në 2025 nga radhët e Koalicionit Euroatlantik, parti e drejtuar nga Lulzim Basha. Ziflait i është sekuestruar arma gjithashtu dhe automjeti, me të cilin po lëvizte.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.