Një 23-vjeçar që qarkullonte me armë e maskë me vete, është arrestuar në Kamëz. I riu nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar motoçikletën duke vazhduar të lëvizte me shpejtësi.
Në ulësen e motoçikletës iu gjet një pistoletë me municion, kurse në shtëpi iu sekuestrua 1 armë gjahu, 1 armë sportive. Armët, maska dhe motomjeti u sekuestruan.
Veç tij, është arrestuar edhe pasagjeri 18-vjeçar, për moskallëzim krimi.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente








