Një 26-vjeçare është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr.2 në Tiranë me precedentë të theksuar penale për vjedhje. Rozita Sopoti ka kryer 2 vjedhje me dhunë në muajin shkurt dhe 1 vjedhje në muajin janar.

Sopoti ka qenë dënuar më parë për të njëjtën vepër penale ndërsa ndaj saj është në fuqi në masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Nga pamjet e publikuara nga policia, shihet sesi Rozita Sopoti vjedh paratë në një farmaci dhe përplaset fizikisht dhe me punonjësen teksa është përpjekur për ta ndaluar. Jo shihet të ketë vjedhur dhe xhiron ditore në një tjetër subjekt ndërsa i ka vjedhur paratë dhe një tjetër personi.

“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Intervali”.

Kreu 2 vjedhje me dhunë gjatë muajit shkurt, dhe 1 vjedhje gjatë muajit janar, arrestohet në flagrancë 26-vjeçarja.

Shtetasja, e dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin krim.

Pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës/pasurisë së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve përgjegjës.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Intervali”, u identifikua dhe u arrestua shtetasja R. S., 26 vjeçe, me precedent të theksuar për vjedhje.

Nga këto veprime dyshohet se kjo shtetase:

-më datë 07.02.2026, ka vjedhur me dhunë në një subjekt;

-më datë 20.02.2026, i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi;

-më datë 03.01.2026, ka vjedhur në një subjekt.

Vijon hetimi për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.