Can Yaman është nderuar me çmimin ‘Hora Skanderbeg’ në Cannolo Fest në Piana degli Albanesi në Siçili, një event që ka nisur më 16 maj dhe kulminon sot.
Ky vlerësim u jepet personaliteteve nga bota e argëtimit dhe kulturës që kontribuojnë në përmirësimin e zonës lokale dhe në nxitjen e një dialogu midis traditave, identitetit dhe popullaritetit ndërkombëtar.
Yaman e ka rrëfyer më herët origjinën e tij shqiptare. “Nëna ime është nga Kosova”, ka treguar ai, kurse i ati i përket diasporës shqiptare që u vendos në Turqi shumë vite më parë.
“Gjyshërit e mi me origjinë nga Kosova dhe Shqipëria kishin ardhur në Turqi gjatë luftës. Ata flisnin shqip mes tyre”, është shprehur ai.
Yaman e ka ndërtuar karrierën e tij në seriale e filma të kinematografisë turke, ndërsa së fundmi është i angazhuar me rolin e “Sandokanit”, një serial që xhirohet në Itali.
Komente









