TIRANE-Një ditë më parë një 60-vjeçar u arrestua nga policia në Golem pas denoncimit të një vajze 13-vjeçe, e cila e denoncoi dhe akuzoi për ngacmim seksual. Sot Report Tv zbardh dëshminë që vajza, por edhe i arrestuari, të dy nga Tirana kanë dhënë para grupit hetimor.
Gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku mëson se vajza ka deklaruar se ka qenë me pushime me familjen në Golem dhe në momentin që po luante me qenin e 60-vjeçarit, ky i fundit, sipas saj, e ka ngacmuar duke e prekur në vendet intime.
I moshuari, që gjithashtu ishte me pushime në Golem e ka mohuar duke u shprehur se nuk e ka ngacmuar dhe as nuk e ka prekur vajzën. Zona ku vajza pretendon se e ka ngacmuar 60-vjeçari nuk ka kamera sigurie.
-
një vajzë 13 vjec e kupton shume mirë kur ngavmohet seksualisht. Keta njerez jane te semure dhe rrezik per komunitetin. Duhen denuar rrepte sipas ligjit
Përgjigju-
gjerat nuk jane aq te thjeshta duhen fakte pse ti besojm njerzve direkt njerzit dhe genjen per arsye te ndryshme
-
-
Pse merrni me qaf njerz kot se koti nga denoncime te nje femije . Duhet te verifikohet mir si lajm . Ka patur raste kur akuzohet ngacmoj seksualisht nje femij 5 vjec ! Po ku di nje femi 5 vjec ca esht ngacmim sexual
Përgjigju-
Kam idene qe 13vjecarja do dije me shume sesa 5vjecari cfare do te thote ngacmim seksual.
-









Komente
Komento