Me siguri që kur mendoni për një festë ditëlindjeje për fëmijë ju shkon mendja vetëm tek torta dhe një festë në një restorant. Por Inis Gjoni ka menduar diçka tjetër për vajzën e saj, Coco Antonel. Në ditëlindjen e saj të shtatë, këngëtarja ka menduar se vajza e saj duhet të festojë si një ‘vajzë e rritur’, dhe i ka përgatitur një surprizë në një Spa.
Vaska dhe tollumabcet e përgtitura surprizë për Coco Antonelën
Në postimet e bëra nga Ingrit Gjoni në rjretet sociale, e vogla shihet e veshur me robëdishambër së bashku me të gjitha mikeshat e saj, ku nuk mungonte as Paridi, djali i Ingritit. Vogëlushët futen me bikini më pas në vaskën e mbushur plot me lule dhe të rrethuar nga tollumbacet. Duket që ja kanë kaluar mjaft bukur!