Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec.
Mësohet se i moshuari Gëzim Vija ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në banesë prej 25 vitesh.
Nga komunikimi zyrtar me policinë, konfirmohet se viktima ka një dëmtim në kokë ndërsa nuk përjashtohet as pista e një ngjarjeje aksidentale që viktima mundet të jetë rrëzuar dhe goditur kokën duke i sjellë vdekjen. Megjithatë, policia është duke hetuar në dy pista, atë të vrasjes dhe pistën e vdekjes aksidentale.
Viktima ka 4 fëmijë, ku dy prej tyre jetojnë në Korçë ndërsa dy të tjerë jashtë shtetit. Në komisariat po çohen të gjithë familjarët për të deklaruar pasi nuk ka ende një motiv për ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Bulgarec, Korçë, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, ku jetonte vetëm, shtetasi G.(M). V., rreth 78 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Fqinji i 78-vjeçarit tha se me të moshuarin kanë pasur hyrje-dalje dhe se nuk kanë dijeni të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.
"Unë isha në Korçë, kur arrita në fshat e mora vesh, më erdhi shumë keq. Fatkeqësi e madhe. Shumë njeri i mirë, kemi shumë vite që jemi komshinj, janë shumë njerëz të mirë edhe djemtë edhe si familje. Janë të respektuar. Nuk ka patur konflikte me asnjë njeri. Kishim hyrje dalje, nuk na kanë thënë asnjë shqetësim. S'kishte as probleme asgjë. Nuk e di për çfarë dyshohet, e mori ekspertiza, të verifikohet nëse është ngjarje aksidentale apo kriminale”, tha fqinji Ilia Gjatolli.
Lajm në përditësim...
Komente












