ITALI- Policia e Romës ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar, i cili kërcënonte me vdekje ish-bashkëshorten e tij.
Për shqiptarin, kjo është hera e dytë që shkon në burg për këtë arsye, pasi ai sapo kishte mbaruar së vuajturi dënimin prej gjashtë muajsh për dhunë në familje.
I riu u lirua nga burgu më 25 shtator të këtij viti për sjellje të mirë. Por menjëherë sapo ka dalë nga burgu ai ka telefonuar vazhdimisht ish-gruan, një 35-vjeçare po nga Shqipëria, duke vazhduar deri në kërcënime me vdekje.
Kërcënimet ndaj saj i ka filluar më 27 shtator, vetëm dy ditë pasi ka dalë nga burgu, sipas tij me dëshirën për ta bërë të paguajë gruan që i ka shkatërruar jetën.