Me shkop bejsbolli në dorë dhe thikë, ndoqi një grup personash për të 'kapur' atë që e kishte sulmuar, dënohet me 22 muaj burg 23-vjeçari shqiptar në Angli

Me shkop bejsbolli në dorë dhe thikë, ndoqi një grup personash për të 'kapur' atë që e kishte sulmuar, dënohet me 22 muaj burg 23-vjeçari shqiptar në Angli

Argjend Canaku dhe pamje nga momenti i sulmit, publikuar nga 'Daily Mail'

Një 23-vjeçar shqiptar, Argjend Canaku është dënuar me 22 muaj burg në Britaninë e Madhe  pasi sulmoi një grup personash me një shkop bejsbolli dhe me thikë, teksa hyri në një dyqan në Oksford.

Mediat britanike, të cilat kanë publikuar dhe pamjet nga vendngjarja shkruajnë se arsyeja që i riu shqiptar po ndiqte turmën është se aty ndodhej një person që e ka sulmuar më parë 23-vjeçarin dhe mesa duket Canaku donte të ‘hakmerrej’.

Avokatja e tij, Samantha Giffin tregoi para gjykatës se Canaku ka pasur një fëmijëri të vështirë dhe me trauma në vendlindje, Shqipëri, pasi babai i tij polic ishte vrarë.

Ai kishte shkuar në Britaninë e Madhe dhe kishte kërkuar  azil. Për një periudhë kohe ka qëndruar për pak kohë me një burrë të moshuar përpara se të strehohej nga shërbimet sociale. Sipas mediave britanike, 23-vjeçari ka qenë disa herë i shoqëruar për drogë dhe dhunë, por nuk është dënuar. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naee: 11/12/2022 13:02

    I perdorin tipat si ky per te ngopur xhetat e tyre ...

    Përgjigju
  • Asnjeanes: 09/12/2022 14:03

    Perse ja fut kot ajo Ministrja Angleze, ne jemi Populli me i mire ne te gjithe Boten ne na kane Inat se jemi me te miret. (O sa mir me qen Shqiptar ole), Pashko Vasa ka shkruar:...O moj Shqypni e mjera Shqypni kush te ka qit me Krye n°Hi...

    Përgjigju
    • Pjeter: 10/12/2022 13:06

      Ç'fare pretendon zotrote, te jemi te gjithe super qe Anglo-indiania te mos spekulloje me te ashuquajturin fenomen shqiptar?? E kush ka qene ndonjehere??!!

  • Ali Qopeku: 09/12/2022 11:25

    Po kur mburren qe trafikojne hashash e kokaine dhjaristanasit

    Përgjigju
  • Vin: 09/12/2022 09:59

    po ska mundesi se albanezet jan qytetare model ne Angli i kan mar inat kot.

    Përgjigju
    • vejsiu: 11/12/2022 21:17

      Po ska mundesi se keta punojne ne ndertim, jane akuza kot.

    • Vini father: 09/12/2022 11:27

      Po pse ti ngele ti gjykosh shqiptaret mor bir

    • Alban: 09/12/2022 10:16

      Si ka mundesi hajde eeee Na rroft k*rin gjith emigrantave ne angli

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli