Qindra shoferë që ecin me shpejtësi 3-fish mbi normën e lejuar, të dehur në timon, që bëjnë gara shpejtësie në rrugë, apo që kanë kryer shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit, janë ndëshkuar nga Policia Rrugore përgjatë muajit që lamë pas.
Në një bilanc për muajin korrik, Policia rrugore bën me dije se janë arrestuar në flagrancë 344 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 184 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 160 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Po ashtu janë pezulluar 1799 leje drejtimi, nga të cilat 1123 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 424 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 252 për qarkullim në sens të kundërt.
Janë ndëshkuar me gjobë 46049 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti që jemi në sezon turistik që ka sjellë dhe një fluks të shtuar të lëvizjes në rrugë, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të qarkullojnë brenda shpejtësisë së lejuar, të mos kryejnë parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse dhe të respektojnë radhën në raste kur ka ngadalësim të qarkullimit për shkak të fluksit të madh të automjeteve.
Po ashtu bëhet me dije se kudo ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, për të 'kapur' shoferët e papërgjegjshëm.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
13.5%
-
Jo
85.6%
-
Nuk e di
0.8%
Vota total: 17567
Lajme të tjera
-
Dhunë policit, arrestohet 47-vjeçari në Fier! Në Mallakastër një 49-vjeçar shkeli masën ‘arrest shtëpie’ dhe prangoset në lokal
24 Mars, 17:19
-
Me shpejtësi skëterrë, policia rrugore pezullon 267 leje drejtimi, arrestohen 21 drejtues mjetesh
22 Mars, 15:24
-
Drejtonte automjetin pa patente, prangoset 18 vjeçari në Korçë
18 Mars, 11:52
-
Me shpejtësi mbi normat, pezullohen 185 leje drejtimi në 72 orë, gjobë për 2064 drejtues mjetesh
17 Mars, 14:46
-
Aksidenti me 3 viktima, policia aksion kundër shpejtësisë, 70 drejtues gjobiten! Nën vëzhgim edhe rrjetet sociale! Report tv i publikoi videon, shoferi në ‘Tik-Tok’: Iku patenta
14 Mars, 13:20
-
Torturuan të dënuarin shqiptar, arrestohen 4 policët grekë! I burgosuri: U kërkova ujë dhe më goditën në kokë! Më vunë helmetë, të mos dukeshin shenjat
12 Mars, 18:11
-
Shoferët nuk ‘zënë mend’, për një javë gjobiten 234 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat, 83 të tjerëve u pezullohet patenta
12 Mars, 14:50
-
6 të vdekur brenda 48 orëve nga aksidentet rrugore, policia: Të gjitha makinat inteligjente, dronët dhe radarët do jenë në funksion gjatë gjithë kohës
11 Mars, 13:25
-
Tiranë/ Vodhën para dhe drejtuan mjetin në gjendje të dehur, 8 të arrestuar, 1 i shpallur në kërkim
28 Shkurt, 12:46
-
‘Benzi’ lëviz mbi trotuar me shpejtësi ‘skëterr’, gjobitet shoferi në Pogradec
25 Shkurt, 15:07
-
Tiranë/ Vihen në pranga 9 persona për vepra të ndryshme penale
23 Shkurt, 11:35
-
Sarandë/ Tentoi të futet me forcë në komisariat, arrestohet 41-vjeçari
21 Shkurt, 17:08
ju lumte per 1 muje i keni marre qytetarve 2.5 deri ne 3.5 milion euro
Përgjigjupo shyqyr. te paguajne borxhet publike edhe per ne qe nuk ecim me shpejtesi.