Jo vetëm duke lëvizur me shpejtësi jashtë normave nga 145 km/h deri në 166 km/h, por edhe duke bërë parakalime të gabuara, Policia Rrugore ka vazhduar me ndëshkimin e shumë shoferëve në Rrugën e Kombit që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Makina inteligjente dhe radarët automatikë, përgjatë ditës së diel , kanë monitoruar qarkullimin e automjeteve, në aksin rrugor Thumanë – Milot – Rruga e Kombit.
Në Rrugën e Kombit janë pezulluar 82 leje drejtimi dhe si pasojë janë vendosur 123 gjoba , me vlerë 40.000 lekë, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar nga 145 km/h deri në 166 km/h. Shoferët e këtyre mjeteve ishin shqiptarë të Kosovës.
Deri në orët e vona e mbrëmjes të së dielës, janë skanuar nga makina inteligjente dhe radarët automatikë në lëvizje, 362 mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 115 km/h deri në 134 km/h.
Ndërsa në aksin rrugor Thumanë – Milot janë evidentuar nga patrullimet në lëvizje, 89 raste të parakalimeve të gabuara. Shoferët që kryen parakalime të gabuara u gjobitën.
Janë gjobitur me 10 mijë lekë 12 shoferë për parakalime të gabuara në kthesa, me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia i bën apel shoferëve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të shmangur aksidentet.
S.C/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1627
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mirditë, votohet buxheti me votat e PS dhe PD-së, Mëlyshi: Minimal për nevojat e bashkisë
28 Dhjetor, 10:44
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor, 21:47
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash
27 Dhjetor, 18:43
-
‘Puna e zezë’, shumë biznese në Lezhë nuk deklarojnë punëtorët, drejtori i Zyrës Punës: Duhet të ashpërsohet ligji
27 Dhjetor, 17:15
-
Shfaqet sërish murtaja afrikane e derrave në Lezhë! Ministria e Bujqësisë: U konstatuan 15 derra të ngordhur
27 Dhjetor, 17:08
-
Studim për nëntokën e Lezhës, Neritan Ceka: Së shpejti gërmime të reja arkeologjike
26 Dhjetor, 16:45
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
25 Dhjetor, 13:02
-
Studimi/ Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë përsa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve
25 Dhjetor, 12:54
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’
25 Dhjetor, 09:47
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23