Me shpejtësi dhe të dehur në timon, arrestohen 4 shoferë në Durrës, 48 të tjerë mbeten pa patentë (VIDEO)

Nga kontrollet e policisë në Durrës, 48 shoferë kanë mbetur pa patentë. 37 prej tyre për shkak se lëviznin me shpejtësi tej normalve të lejuara dhe 11 të tjerë për drejtim të mjetit në gjejdne të dehur. Policia e Durrësit ka vendosur po ashtu mbi 290 gjoba për shkelje të ndryshme, vetëm në një javë.

"Sektori i Rendit kanë ushtruar kontroll mjeteve mbi e evidentimin e rasteve të posedimit të sendeve të paligjshme me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara vetëm në fundjavë janë proceduar penalisht 6 shtetas për drejtim të motorçikletave pa leje drejtimi dhe është janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur masat administrative si më poshtë vijojnë:

• janë pezulluar 37 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 11 leje drejtimi për përdorim të pijeve alkoolike;

• janë ndëshkuar 147 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

• janë ndëshkuar 114 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;

• janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës këshillojnë çdo drejtues mjeti të mos përdorin alkool, mos drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, në të kundërt do të ndëshkohen me masë administrative apo sipas legjislacionit penal.

Kontrolle të kësaj natyre, duke planizuar shërbime shtesë në çdo aks rrugor në qarkun e Durrësit do të zbatohen edhe në ditët në vijim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 26/08/2018 14:22

    Te njejtat gjera degjojme keshillime aksidente me pasoja te renda cfar masash merr policia per eliminimin e aksidenteve kundrejt shofereve te pa afte qe kane mbushur rruget me makina.Ze ndonje pijanec ose ndonje te droguar dhe e plotesoj planin syri qytetarit shikon me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja