Me shpejtësi jashtë normave, gjobiten 968 shoferët e rrezikshëm në Fier, mbi 2000 të tjerë për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit (VIDEO)

FIER- Janë zhvilluar kontrolle në një javë nga policia rrugore kryesisht në akset rrugore që janë burim aksidenti, me qëllim kapjen dhe ndëshkimin e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit.

Si rezultat, janë kapur duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, 4 shoferë, ndërsa  2348 te tjerë janë  gjobitur për shkelje të tjera, konkretisht:

968 shoferë janë gjobitur për tejkalim të normave të shpejtësisë,  159 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 208 për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Janë vendosur 441 gjoba për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 117 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 3 të tjera për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si dhe janë vendosur 34 gjoba për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse. Gjithashtu janë vendosur 488 gjoba të tjera për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

 

 

S.C/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 25/07/2022 11:20

    Te gjith policave te trafikut u pallohen grat shum ore bam dit nat cudi e madhe nuk ngopen..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut