Arben Halili ndalon autobusin me emigrantë për të gjetur nipin dhe gazeta ku ishte publikuar foto e nipit të tij
Pasi pa në faqen parë një gazete nipin e tij, i cili po qëndronte pas një gardhi në një qendër ku strehoeshin emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe, i dëshpëruar dhe me shpresën për të gjetur vëllain dhe familjen e tij, një shqiptar në Angli bllokoi rrugën teksa një autobus me emigrant ishte duke i larguar nga qendra ku strehoheshin, në Manston.
Arben Halili, i cili jeton prej 25 vitesh në Britaninë e Madhe, udhëtoi për në Kent për të gjetur familjen e vëllait, pasi pa nipin tetë vjeçar në faqen e parë të një gazete, të fotografuar me fëmijë të tjerë që shikonin nga pas gardhit me tela.
Halili tha se ai ishte në gjendje të strehonte nipin, vëllain dhe kunatën e tij, por thotë se nuk ka dëgjuar asgjë nga familja e tij sepse atyre ua kanë marrë telefonat. Vëllai i Halilit dhe familja të tij ka mbërritën përmes Kanalit muajin e kaluar në Angli, por Halili nuk ka mundur t'i kontaktojë.
Pasi udhëtoi nga Oksfordi në Manston, ai u përpoq të hynte në qendër për të gjetur familjen e tij. Mediat britanike shkruajnë se Halili madje bllokoi një autobus teksa po përpiqej të largohej nga qendra ku besonte se qëndronte nipi i tij. Në pamjet e shfaqura ai mund të shihej duke treguar imazhin e të voglit 8-vjeçar në gazetë dhe duke thënë “Ky është nipi im!”.
Halili ka folur për “Sky News” se zbuloi se të afërmit e tij e tij po mbaheshin tek qendra e emigrantëve pasi kishte parë një fotografi të nipit të tij tetë vjeçar në gazetën “Metro”. Fotografia e faqes së parë kishte shfaqur imazhin e disa djemve të mitur të ulur pas një gardhi me tela.
Nipi i Arbenit thuhet se është mbajtur në Manston për tre javë. Fëmijët kanë qenë mes mijëra njerëzve të detyruar të flenë në qendrën pa shtretër, pa ajër të pastër apo edhe tualete pa dyer. Manston është projektuar për të mbajtur deri në 1,600 persona për jo më shumë se 24 orë, por të hënën numri i emigrantëve kishte arritur në 4,000, shkruajnë mediat britanike.