Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka goditur, duke plagosur rëndë një të moshuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kont Urani”, ku i moshuari dhe 37-vjeçari janë përfshirë në një konflikt të çastit, ku ky i fundit, në gjendje të dehur, ka goditur me shqelm të moshuarin me arsyetimin se e ka shqetësuar.
Si pasojë e goditjes, i moshuari është rrëzuar dhe ka goditur kokën në beton. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Komento
Komente









