'Shko, kthehu në atë vendin tuaj të derrave', polici gjerman racizëm ndaj shqiptarit, vihet nën hetim

'Shko, kthehu në atë vendin tuaj të derrave', polici gjerman racizëm ndaj shqiptarit, vihet nën hetim

Fabjo Sula

“Kthehu në vendin tuaj të derrave”, këto ishin fjalët e një polici gjerman në 2018 që prekën shqiptarin Fabjo Sula, i cili jetonte në Gjermani asokohe.

I riu filmoi fshehurazi situatën me të cilën u përballë dhe më pas e poston videon në YouTube. Asnjë reagim nuk pati për katër vjet derisa ai vendosi të postonte një sekuencë të shkurtër në “TikTok”, ku ajo u bë virale brenda një kohe të shkurtër.

Këtu mund të shikoni dhe pamjet ku polici gjerman ofendon të riun shqiptar dhe përballjen që pati me të. Në një intervistë për mediat gjermane, Fabjo ka folur rreth racizmit dhe situatës së vështirë me të cilën u gjend. Ai tani është 21-vjeç dhe jeton në Shqipëri.

Në raportet e mëparshme, thuhej se videoja ishte e vitit 2020, por sipas Fabjos, ngjarja ka ndodhur edhe më herët, përkatësisht në tetor 2018 në Gissen.

Duke rrëfyer situatën, Fabjo tha se ishte duke lëvizur në Berliner Platz në Gießen në atë kohë, kur kishte parë dy policë dhe njëri prej tyre i ishte afruar.

“Më shtyu dhe më tha: Largohu nga kjo rrugë. Unë refuzova. Ai më tha: Largohuni, çfarë doni në Gjermani?”

Ai tha se pasi fillon regjistrimin e videos, polici e vuri re, ai distancohet dhe thotë: "Kthehu në vendin tuaj të derrit". Fabjo shprehet  se nuk e shpjegonte dot se çfarë e ka mërzitur aq shumë oficerin e policisë.

Kujtimet e tij për situatën tashmë i janë zbehur, ai ende kujton se policët i kanë marrë celularin dhe nuk e ka parë më. Kur kthehet në Shqipëri, e gjen videon në iCloud-in e tij dhe e ngarkon në YouTube dhe më vonë në TikTok.

Fabjo tha se disa herë ka denoncuar policinë, por ka hasur në rezistencë edhe në komisariat.

“Policët më thanë: Ne nuk mund të raportojmë kolegët tanë”. Ai vazhdoi të përpiqej derisa më në fund iu dha një dënim në polici: "Ti je i huaj, nuk ke pasaportë gjermane, nuk do të fitosh gjithsesi".

Që prej ngjarjes, mësohet se policia gjermane ka nisur hetimet ndaj efektivit që ofendoi me tone raciste emigrantin shqiptar. Zyra e prokurorit publik në Hesse ka nisur një hetim për këtë rast ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e Tiranës zyrtare për të bashkëpunuar në zbardhjen e të gjithë incidentit duke qenë se shqiptari i prekur nga komentet raciste ndodhet në Shqipëri. Sipas Zëdhënësit të autoritetit hetimor në Giessen, në këtë rast duhet të përfshihen edhe autoritetet shqiptare në mënyrë që të marrin në pyetje shqiptarin për të plotësuar të gjithë elementët e dosjes. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastriot: 22/06/2022 05:46

    mire nuke na vjen po c'eshte e verteta shqiqiperia shume derra ka kudo qe shkel kema jone vjdhje vrasje droge korrupsion e veshtire shume te behem ne

    Përgjigju
  • Fabio kokleshi: 21/06/2022 23:34

    Po mire i ka thene gjermani. Popull derrash

    Përgjigju
    • eri: 25/06/2022 14:35

      dhe familja jote te derrat jeton meqense qenkemi popull derrash ne

  • Tepelena: 21/06/2022 22:42

    Polici paska folur si nazist i vertet.

    Përgjigju
  • Emigrani: 21/06/2022 22:12

    Me gjithe pislliqet qe po bejme ne te kater anet s'kane faj ata sepse jane ne shtepine e tyre.

    Përgjigju
    • Miri: 22/06/2022 05:56

      Ik rot toçi i 97

    • dajti: 22/06/2022 01:08

      Si mund ta shfajesoje kete polic nje shqiptar, kur ligji gjerman e denon policin. Pse na dhimben kaq shume keta gjermanet ne, Jane rrace e degjenruar, mos e ulni poshte veten o shqipetare

    • Turi: 21/06/2022 23:51

      Shko mer pall. Po jep mend ti. Tipat pa karakter si pona jote rrine me bisht nder shale. Polici shkaperdhat ska te drejte te flasi ne kete menyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit

IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit