Shkolla e Mesme e Bashkuar në Lapardha të Beratit ka përfunduar, ndonëse vijon puna për ndërtimin e terrenit të ri sportiv që do të jetë në shërbim të nxënësve.

Lajmin e konfirmoi sot kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale, duke ndarë edhe fotografi nga investimi. 

Investimi përfshin edhe fusha për basketboll dhe volejboll, duke krijuar hapësira ku fëmijët do të mund të zhvillojnë aktivitete sportive jo vetëm gjatë orëve të edukimit fizik, por edhe pas përfundimit të mësimit.

Fotot tregojnë ambiente që do t'u ofrojnë nxënësve më shumë mundësi për të luajtur sport, për të bashkëpunuar, garuar dhe kaluar kohën e lirë në kushte më të mira.