Në Itali 24 viktima dhe 1648 raste të reja Covid! Mbi 1 milion vdekje në botë…Përkeqësohen shifrat e pandemisë në Paris

Në Itali 24 viktima dhe 1648 raste të reja Covid! Mbi 1 milion vdekje në botë…Përkeqësohen shifrat e pandemisë në Paris

Në të gjithë botën numri total i viktimave nga koronavirusi ka tejkaluar 1 milion e 6 mijë kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Covid ka arritur në 33 milionë e 579 mijë.

Në bilancin e pandemisë SHBA kryeson përsa i përket rasteve të infeksionit dhe vdekjeve, me më shumë se 7 milionë e 362 mijë të prekur dhe rreth 210 mijë vdekje, e ndjekur nga India, Brazili dhe Rusia.

Francë, Parisi afër "alarmit maksimal"

Situata epidemiologjike në Paris po përkeqësohet dita ditës dhe shifrat e kryeqytetit po e çojnë atë drejt ‘alarmit maksimal’

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar se ende nuk është vendosur asgjë në drejtim të shtrëngimit të masave por kufizimet janë shtrirë vetëm në drejtim të reduktimit të shërbimit në bare dhe restorante, numrit të kufizuar të njerëzve në palestra dhe ngjarjet publike

Deri më tani, në Ile-de-France (rajoni i kryeqytetit) incidenca është 156.8 raste për 100,000 banorë, një nivel që shkon në 254 / 100,000 vetëm për qytetin e Parisit, i barabartë me dy herë e gjysmë mbi mesataren e vendit.

Në Francë sot gjatë 24 orëve të fundit 4070 të identifikuar pozitiv dhe 81 viktima.

Sipas të dhënave të Ëorldometers në Francë numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni që prej fillimit të emergjencës shëndetësore është rritur në 542,639 kurse totali i viktimave është 31,808

Spanja ka regjistruar 59 viktima dhe 2425 raste të reja të identifikuar me Covid.

Sipas autoriteteve spanjolle, numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 748,266 për një total viktimash prej 31,411.

Britania e Madhe regjistroi më shumë se 4000 raste të reja infeksioni, saktësisht 4044 të identifikuar të prekur nga Covid dhe 13 vdekje.

Sipas autoriteteve, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore në vend ka patur 439 013 të prekur nga koronavirusi dhe 42 001 viktima.

Gjermania raportoi 1148 të prekur nga koronavirusi dhe 5 vdekje.

Sipas të dhënave nga Worldometers, totali i pozitivëve në vend është 287,786 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 9539

"Bota ka arritur një moment historik shqetësues, humbjen e një milion jetëve nga koronavirusi. Eshtë një numër tronditës, por asnjëherë nuk duhet ta harrojmë çdo jetë të vetme. Ata ishin baballarë dhe nëna, gra dhe burra, vëllezër dhe motra, miq dhe kolegë ". Kjo u deklarua nga sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, duke nënvizuar se" dhimbja u shumëfishua nga egërsia e kësaj sëmundjeje. "Megjithatë, ne mund ta fitojmë këtë sfidë, por duhet të mësojmë nga gabimet".

Sekretari i Përgjithshëm theksoi gjithashtu se në këtë situatë  janë të rëndësisëm shkenca dhe lidershimi dhe se dezinformimi vret
"Gara e vaksinave vazhdon" por ne duhet "të bëjmë pjesën tonë për të shpëtuar jetë. Ne kurrë nuk duhet të harrojmë se e ardhmja jonë bazohet në solidaritet, si njerëz të bashkuar dhe si Kombet e Bashkuara ".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:03
Covid/ Në Britaninë e Madhe mbi 7 mijë infeksione të reja dhe 71 vdekje! Gjermania kufizon pjesëmarrjen në eventet publike

Infeksionet e reja nga CovidBritaninë e Madhe janë rritur me 7143 raste të reja duke shënuar kulmin e katër muajve të fundit pas dy ditësh ngadalësimi.

Në 24 orët e fundit ka patur edhe 71 vdekje, shifra më e lartë që para stinës së verës.

Ka gjithashtu një rritje të mprehtë të totalit të shtrimeve në spital, i cili tejkaloi 2 mijë, ndërsa ka 297 pacientë ndodhen në kujdes intensiv. Në vend totali i të prekurve nga koronavirusi është  446 156 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 42072.

Gjermania ka patur sot 747 raste të reja dhe 4 viktima. Totali i vdekjeve në vend është 9549 kurse numri i përgjithshëm i të prekurve është rritur në 289365

Gjermania është e vendosur të kufizojë numrin e personave që mund të marrin pjesë në ngjarje të organizuara në mjedise të brendshme publike ose me qira në 50 persona, ndërkohë që vazhdojnë të rriten rastet e COVID-19, sipas burimeve në një takim të zhvilluar sot mes kancelares Angela Merkel dhe përfaqësuesve të shtetit.

“Kufizimi do të zbatohet në rastet kur infeksionet e reja rriten më shumë se 35 për 100 000 banorë në një zonë të veçantë dhe në mënyrë të qartë përjashton pronën private”, thanë burimet.

“Në vend të kësaj, do të lëshohet një rekomandim në lidhje me shtëpitë private, duke kërkuar një limit prej 25 personash”, shtuan ato.

Do të ketë përjashtime për ngjarjet e regjistruara paraprakisht, që përdorin masat higjienike të miratuara nga organet e Shëndetit Publik.

Rusia regjistroi sot 8232 raste të reja infeksioni dhe 160 vdekje. Sipas autoriteteve, totali i të prekurve nga koronavirusi është 1,167,805 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 20,545.

Ora 17:05
Covid në Itali/ Regjistrohen 1648 të infektuar dhe 24 viktima në vetëm një ditë  

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 24 viktima nga koronavirusi (dje ishin 16)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35,875

Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 1648 raste të reja pozitiv,(dje ishin 1494) për një total prej 313,011 të prekurish nga Covid prej fillimit të pandemisë

Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1316, për një total prej 226,506 raste

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 3 viktima dhe 203 raste të reja pozitive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë