Më shumë se 100 mijë euro grabitje/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve me në krye një serb në Itali (Emrat + Foto)

Më shumë se 100 mijë euro grabitje/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve me në krye një serb në Itali (Emrat + Foto)

9 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për grabitje në banesa e sende me vlerë. Sipas mediave italiane 4 prej të arrestuarve janë shqiptarë.

Arrestimi i anëtarëve të bandës ka ardhur mëngjesin e sotëm. Ndërsa në krye të kësaj bande sipas mediave italiane ishte një serb.

Endri Çaushaj, i lindur në vitin 1986

Ardian Muça, lindur në vitin 1980

Migen Capatina, i lindur në3 vitin 1989

Bledar Bashmeta, i lindur në vitin 1978

Besart Mehmeti, i lindur në vitin 1985

Marco Ramunno, i lindur në vitin 1987

Lorenzo Macall, i lindur në vitin 1991

Vlera e sendeve të grabitura nga kjo bandë kapte shifrat e së paku 100 mijë eurove.

Shtatë vetë u lanë në paraburgim, kurse dy të tjerë në arrest shtëpie.  Banda vepronte më së shumti në provincën e Brescia dhe operonte në provincat fqinje. Banditët besohet se kanë kryer shumë vjedhje në disa zona të Italisë.

Ata besohet se kanë bërë më shumë se 20 grabitje, 13 nëpër institucione publike dhe 7 vjedhje makinash.

Ndërkohë hetimet për grupin kriminal kishin nisur para pak muajsh, ndërsa operacioni u finalizua ditën e sotme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë