Më shumë se 100 njerëz që kaluan nga e njëjta shkollë u diagnostikuan me një formë të rrallë të tumorit në tru, misteri që ngriti alarmin në Nju Xhersi

 Më shumë se 100 njerëz që kaluan nga e njëjta shkollë u diagnostikuan me një formë të rrallë të tumorit në tru, misteri që ngriti alarmin në Nju Xhersi

Al Lupiano, 50 vjeç dhe gruaja e tij, Michele, të dy ndoqën shkollën e mesme në Colonia, të dy kanë tumor në tru

SHBA- Më shumë se 100 njerëz që janë shkolluar apo punuar pranë një shkolle të mesme në Nju Xhersi kanë rezultuar me një formë të rrallë të tumorit në kokë.

Lidhja mes tumorit dhe shkollës, u bë nga një ish-nxënës, Al Lupiano, tani 50 vjeç, pasi përjetoi një formë të rëndë të tumorit në tru, rreth 20 vjet më parë.

Ai fillimisht nuk mendoi asgjë për këtë derisa gruaja e tij u diagnostikua me të njëjtën formë të kancerit, e ndjekur nga motra e tij, e cila gjithashtu u sëmur me një tumorin agresiv, duke i marrë përfundimisht jetën muajin e kaluar.

Kështu u zbulua se të paktën 102 njerëz i janë të cilët janë kaluar nga kjo shkollë e meste midis vitit 1977 dhe 200 kanë vuajtur nga i njëjti lloj i kancerit.

“Në gusht të vitit të kaluar, mora lajmin se motra ime kishte tumor në tru. Fatkeqësisht, rezultoi se ishte glioblastoma e fazës 4. Dy orë më vonë, morëm informacion se gruaja ime gjithashtu kishte një tumor primar të trurit. Fillova të bëj disa kërkime dhe të tre u bënë pesë, pesë u bënë shtatë, të shtatë u bënë 15,” tha Lupiano.

Pasi motra e tij humbi jetën nga ky tumor në muaj më parë, ai bëri një thirrje në rrjetet e tij sociale për të gjithë studentët e shkollës së mesme Colonia, të tregonin nëse edhe ata kanë përjetuar këtë formë të kancerit në tru. Përgjigja ishte vërtet tronditëse!.

“Ajo që më duket alarmante është se ka vërtet vetëm një lidhje mjedisore me tumoret parësore të trurit dhe kjo është rrezatimi jonizues. Nuk është ujë i kontaminuar. Nuk është ajër. Nuk është diçka në tokë. Nuk është diçka që na bëhet për shkak të zakoneve të këqija,” tha Lupiano.

Lidhur me këtë lajmin ka reaguar edhe kryetari i Bashisë së Nju Xhersit.

"Këtu mund të ketë një problem të vërtetë dhe banorët tanë meritojnë të dinë nëse ka ndonjë rrezik. Ne të gjithë jemi të shqetësuar dhe duam t'i shkojmë deri në fund kësaj. Kjo definitivisht nuk është normale.”, tha ai.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë