Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i viktimave nga infeksioni i koronavirusit është rritur në 503 mijë.
Gjithashtu zyrtarisht deri tani janë diagnostifikuar pozitiv me Covid me shumë se 10.2 milion raste.
Shtetet e Bashkuara janë kombi më i prekur nga pandemia, me 126 mijë vdekje dhe pothuajse 2.6 milion raste Covid.
Në vend, në 24 orët e fundit janë regjistruar të paktën 42 mijë infeksione të reja.
Në renditjen e pandemisë pas SHBA ndodhet Brazili me me shumë se 58 mijë vdekje, pastaj renditet Mbretëria e Bashkuar me më shumë se 43500 viktima, Italia (34.744) dhe Franca (29.813).
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 23 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34767 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1052 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 190,248
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 142 raste të reja pozitiv për një total prej 240 578
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistrua 4 viktimë nga koronavirusi (totali 16 644).
Gjithashtu në Rajon u identifikuan edhe 62 raste të reja të pozitivitetit Covid (Totali 93 901)
Numri i të shëruarve sot në Lombardi ishte 821, për një total prej 67197 pacientësh.
Në Slloveni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 infeksione të reja nga koronavirusi, numri më i madh që nga 24 prilli.
Siç raportuan zyrtarët shëndetësorë, numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 1.600 kurse numri i vdekjeve është ndalur në 111.
Pasi shpalli mbarimin e pandemisë në vend, në Slloveni, infeksionet filluan të rriten përsëri si edhe në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit.
Një vatër e re epidemie Covid ka shpërthyer në një ndërmarrje kateringu bavareze në Gjermani, ku të paktën janë identifikuar 44 raste pozitiv.
Në mesin e të infektuarve ka edhe 10 azilkërkues nga qendra e pritjes në Hechendorf, nga ku më parë ishte dhënë alarmi për epideminë.
Ndërmarrja ushqimore, e cila u mbyll për 14 ditë, furnizon mensat e klinikës universitare Grosshadern në Mynih, e cila është shtëpi për rreth 2000 pacientë.
Para pak ditë në Gjermani, autoritetet kanë karantuar mijëra njerëz, përfshirë 700 banorë të një blloku apartamentesh në Göttingen (Saksonia e Ulët), pasi 120 prej tyre u testuan pozitive për Covid-19. Për më tepër, 1500 njerëz të punësuar në një fabrikë të përpunimit të mishit të vendosur në zonën Guetersloh të North Rhine Westphalia janë gjetur të infektuar me Covid.
Magdeburg, Verden, Greiz dhe Warendorf janë ndër krahinat gjermane që kanë kaluar shifrën 50 infeksione të reja për 100,000 banorë në një javë.
Deri tani në Gjermani janë regjistruar në total rreth 196 mijë raste Covid dhe 8979 viktima.
Presidenti rus Vladimir Putin i ka krahasuar mjekët rusë me ushtarët heroikë të Ushtrisë së Kuqe që luftuan nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore kurse javën e kaluar, ai nënshkroi dekrete për të nderuar mjekët me medalje të veçanta për përpjekjet e tyre kundër koronavirusit.
Megjithatë, shumë mjekë rusë kanë shprehur zhgënjim për një vlerësim të ulët të sakrificave të tyre, dhe shprehin zemërim me qeverisjen, e cila thonë se po i lë në baltë ata dhe pacientët e tyre.
Ata gjithashtu vënë në dyshim shifrat zyrtare që qeveria ka paraqitur për rastet e reja të infeksionit dhe numrin e viktimave nga COVID-19.
Gjithashtu, ata kanë paralajmëruar për mungesë të paisjeve mbrojtëse dhe për masat e pakta të sigurisë që po vërehen në spitale.
Sipas shifrave zyrtare deri tani në Rusia janë regjistruar 647 mijë raste infeksioni për një total viktimash prej 9306
Në Turqi në 24 orët e fundit u regjistruan 18 viktima nga infeksioni i koronavirusit.
Autoritetet raportuan gjtihashtu se u identifikuan edhe 1374 raste të reja të testuar pozitiv me Covid.
Që nga fillimi I pandemisë, numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën është rritur në 515.
Gjithashtu autoritetet raportuan se totali i personave të prekur nga koronavirusi është pothuajse 200 mijë (198.613)
Siç edhe ekzistonte frika, qeveria britanike ka qenë e detyruar të bëj hapa pas dhe të imponojë një bllokim të ri në Leicester, qyteti i parë në të cilin infeksionet nga koronavirusi kanë shënuar prej disa ditësh rritje, pas lirimit të disa masave të vendosura më parë në përpjekje për të frenuar pandeminë e Covid.
Duke filluar nga sot, të gjitha aktivitetet jo thelbësore do të rimbyllen.
Edhe shkollat që disa ditë më pare ishin rihapur pjesërisht, do të mbyllen përsëri.
Sipas autoriteteve, nëse numri i rasteve të reja Covid nuk ulet, disa masa edhe më të rrepta pritet të rivendosen
Në të gjithë botën, tani izolimet lokale duket se janë normaliteti i ri.
Në Australi, shteti i Viktorias ka rikthyer izolimin për 10 zona rreth Melburnit pas një rritjeje të rasteve të Covid-19.
Edhe në Indi dhe në SHBA janë rikthyer masat kufizuese në disa pjesë të vendit për shkak të rritjes së fundmi të rasteve të reja të koronavirusit.
Rritja e kurbës pandemike të koronavirusit në Amerikën Latine është gjithmonë e lartë por me shenja në dy ditët e fundit të zbutjes së forcës, si për infeksionet, që tani janë 2,530 mijë, nga të cilat 46 mijë janë regjistruar në 24 orët e fundit, ashtu edhe për numrin e viktimave ku totali është rreth 114 mijë me një rritje prej 1755 vdekje në 24 orët e fundit.
Brazili, vendi i parë në Amerikën Latine dhe i dyti në botë për infeksione dhe vdekje, ka raportuar ditën e fundit 24 mijë raste pozitive, rreth 5000 më pak se një ditë më parë, për një total infeksionesh që nga fillimi i pandemisë prej 1 milion e 370 mijë.
Ulje ka patur edhe përsa i përket numrit të viktimave të cilat u rritën në rreth 114 mijë teksa në 24 orët e fundit pati 552 vdekje, rreth 150 më pak se një ditë më parë.
Ndërsa Amerika po përjeton një valë të dytë infeksionesh e shoqëruar më rritje rastesh të reja, shumë shtete po rikthejnë disa nga masat kufizuese.
Arizona ka njoftuar mbylljen e bareve, palestrave, kinemave dhe parqeve ujorë për shkak të përshkallëzimit të infeksioneve që po prekin shtetin.
Guvernatori i Xhorxhia-s nënshkroi gjithashtu dy urdhra ekzekutiv për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri më 11 gusht në tentativë për të frenuar pandeminë.
U urdhërua gjithashtu e detyrueshme distancimi fizik, ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 50 persona dhe masat sanitare për bizneset.
San Diego gjithashtu ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të bare, birrarive dhe bareve të verës për të frenuar përhapjen e virusit.
Los Angeles ka njoftuar mbylljen perkohësisht te plazheve.
Teksas Austin Houston Galveston vazhdojnë me baret e mbyllura dhe me restorantet që punijnë me 50% të kapaciteteve.
Nevada ka zgjatur edhe me një muaj përfundimin e fazës 2 të pandemisë për shkak të prirjes rritëse të infeksioneve kurse Georgia ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kufizimet deri më 11 gusht.