Regjistrohen 12 viktima në Itali! Më shumë se 12 milionë raste Covid në botë… SHBA tejkalon pragun e 3 milionë infeksioneve

Regjistrohen 12 viktima në Itali! Më shumë se 12 milionë raste Covid në botë… SHBA tejkalon pragun e 3 milionë infeksioneve

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 12 milionë, për një total vdekjesh prej 550 mijë
SHBA kryesojnë renditjen e pandemisë me 132 mijë viktima, e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia.

SHBA regjistron 55 mijë raste të reja Covid në 24 orë

SHBA në 24 orët e fundit ka regjistruar 55 mijë raste të reja Covid, për një total infeksionesh prej më shumë se 3 milionë.
Shteti Texas arriti një rekord të ri ditor të vdekjeve të lidhura me koronavirusin: 98 në 24 orë. Numri i përgjithshëm i viktimave aty është përkeqësuar në 2813 ndërsa rastet Covid janë 220 564.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:19
Në Itali regjistrohen 12 viktima dhe 338 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 12 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34926 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 338 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 193 978

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 229 raste të reja pozitiv për një total prej 242.363

Aktualisht pozitivët në Itali janë 13 459, 136 më pak se dje.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 5 viktima nga koronavirusi dhe 119 raste të reja të pozitivitetit Covid.

Gjithashtu nga rajoni u raportuan edhe 217 pacientë të shëruar

Ora 14:21
Japoni/ Rekord rastesh Covid në Tokio, kryesisht të rinj të moshës 20-30 vjeç

Tokio konfirmoi sot 224 raste Covid-19, një rekord i infeksioneve të identifikuara brenda një dite të vetme, duke arritur në 200 raste për herë të parë që nga 17 prilli kur u regjistruan 206 pozitivë me koronavirus.

Rastet e konfirmuara çdo ditë për kryeqytetin janë rritur sidomos gjatë javës së fundit, por qeveria e Tokios tha se kjo ishte kryesisht për shkak të faktit se më shumë njerëz iu nënshtruan testeve të tamponit, veçanërisht ata që punojnë në lokalet e natës (argëtimit), baret e restorantet. Po sipas autoriteteve, rreth 70% e të infektuarve të rinj janë të moshës 20 dhe 30 vjeç.

Në total, numri i personave të infektuar nga Covid-19 në kryeqytetin japonez tani është 7272, ndërsa në nivelin kombëtar ka më shumë se njëzet mijë dhe numri i vdekjeve është 980.

Ora 08:46
Francë, shkon në 29.965 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Francë ka shkuar në 29.965

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 663 të infektuar, me çka numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 204.625, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht, 7.297 persona po trajtohen në spitale, prej të cilëve 529 gjenden në kujdes intensiv.

Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie për të 91-tën ditë radhazi.

Numri i të shëruarve në Francë ka shkuar në 77.996, me 331 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 32 vdekje.

Ora 08:43
Më shumë se 1.7 milion të prekur dhe rreth 68 mijë viktima nga infeksioni Covid në Brazil



Ende nuk ka asnjë shenjë të zbritjes së kurbës së koronavirusit në Brazil, ku Presidenti i Republikës, Jair Bolsonaro, gjithashtu u infektua kohët e fundit.

Gjigandi i Amerikës së Jugut ka regjistruar 1223 vdekje dhe 44.571 infeksione në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në vend është rritur në 1.713.160, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 67.694.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut