Italia regjistron 28 viktima dhe 2677 raste të reja! Më shumë se 35.7 milionë të prekur nga Covid në botë… SHBA mbi 215,000 vdekje

Italia regjistron 28 viktima dhe 2677 raste të reja! Më shumë se 35.7 milionë të prekur nga Covid në botë… SHBA mbi 215,000 vdekje

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid ka tejkaluar 35.7 milionë kurse totali i viktimave, që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1 milion e 49 mijë.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar shifrën 215,000.

Sipas Universitetit Amerikan John Hopkins, rastet e infektimit të regjistruara zyrtarisht në SHBA kanë qenë deri më tani mbi 7.67 milionë.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur në botë në terma absolutë nga pandemia, e ndjekur nga India dhe Brazili.

Argjentina, ndërkohë, ka tejkaluar shifrën e 800,000 rasteve Covid. Vetëm dje kishte 11,242 raste të reja dhe 452 vdekje për gjithsej 21,468 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Një rritje e infeksioneve dhe vdekjeve të reja është regjistruar gjithashtu në Meksikë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një rritje prej 2,789 vdekjesh dhe 28,115 rastesh, shumë përtej rekordit të mëparshëm ditor të 1,092 vdekjeve dhe 9,556 infeksioneve.

Kështu Meksika tejkaloi 80,000 vdekje nga koronavirusi (81,877) dhe po i afrohet 800,000 rasteve totale (789,780).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:19
Covid/ Tjetër rekord në Britaninë e Madhe, regjistrohen 76 viktima dhe mbi 14 500 raste të reja! 188 vdekje në Rusi

Britania e Madhe ka regjistruar sot një rritje të mprehtë rastesh të reja infeksioni.

Sipas autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit në vend ka patur më shumë se 14 500 raste të identifikuar  të prekur nga koronavirusi, shifër kjo rreth 2000 më shumë se ajo e regjistruar ditën e djeshme.

Gjithashtu sot kanë humbur jetën edhe 76 pacientë, për një total prej 42445 vdekje, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve, që prej fillimit të pandemisë është mbi 530,000.

Rusia evidentoi sot 11 615 persona të prekur nga infeksioni i koronavirusit. Gjithashtu në vend pati edhe 188 vdekje.

Sipas autoriteteve, numri total i të infektuarve është 1.237.504 kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 21,663

Në Gjermani sot u raportuan 910 raste të identifikuar me Covid dhe 9 vdekje.

Totali i rasteve Covid është 305,567 kurse viktimat numërohen në 9625.

Ora 17:34
Europa përballë valës së dytë të infeksionit Covid-19

780

Teksa rastet e reja të identifikuar me Covid janë në rritje, gjithnjë e më shumë shtete në Europë po marrin masa më të forta për të frenuar përhapjen e pandemisë. Një prej vendeve rrezikon të vendosë sërish kufizime të përgjithshme.

Në Irlandë jeta publike mund të vendoset sërish nën kufizimet totale. Sipas një njoftimi për media, shtabi i emergjencave këshilloi autoritetet e shëndetësisë që të vendosin kufizimet e nivelit të pestë. Në këtë mënyrë qytetarëve do u kërkohej që të qëndronin në shtëpi dhe të lëviznin në një distancë me rreze 5 kilometra.

Aktualisht, të gjitha zonat ndodhen nën masat e nivelit 2. Në fundjavë Irlanda pati numrin më të madh të infeksioneve të reja me Corona, të arritur që pas muajit prill. Sipas statistikave të Qendrës europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve,  (European Centre for Disease Prevention and Control ECDC), në krahasim me vendet e tjera europiane Irlanda, nuk është në gjendje edhe aq të keqe. Me një nivel prej 104,6 infeksionesh të dokumentuara për 100 mijë banorë për dy javët e fundit, Irlanda është zë vendin e 14  mes 31 vendeve.

Në Gjermani niveli i infeksioneve është 33,5. Nivelin më të lartë e ka aktualisht Spanja me (319,3) dhe Çekia (303,3).  Kreu i Landit të Bavarisë, Markus Söder shprehu sot shqetësimin e tij në lidhje me rritjen e normave të COVID-19 në Berlin.

“Kam frikë se pandemia po bëhet e pakontrollueshme”, tha ai 

Berlini iu nënshtrua rregullave më të rrepta pasi u vlerësua si një zonë me rrezik të lartë në fund të muajit të kaluar, sepse infeksionet tejkaluan 50 për 100 000 banorë gjatë një periudhe shtatëditore, një prag kryesor në përpjekjet gjermane për të frenuar pandeminë.

Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti “Robert Koch” për kontrollin e sëmundjeve, Mynih regjistroi 32,5 raste për 100 000 banorë gjatë javës së kaluar.

Në Spanjë, kryeqyteti Madrid është prekur shumë, dhe ka numrin më të lartë të infeksioneve të reja në Evropën Perëndimore. Që prej fundjavës, Madridi dhe nëntë komuna të tjera përreth janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Por urdhëri i dhënë nga qeveria qendrore është kritikuar shumë nga autoritetet lokale.

Çekia vendos sërish gjendjen e emergjencës

Në Çeki hyri në fuqi gjendja e emergjencës. Qeveria e kryesuar nga kryeministri Andrej Babis, vendosi gjendjen e emergjencës për shkak të rritjes së madhe të shifrave të rasteve Covid.

Gjendja e emergjencës i jep ndër të tjera mundësinë qeverisë, që të kufizojë të drejtat qytetare si për shembull atë të grumbullimit dhe të vendosë masa pa aprovimin e Parlamentit. Gjendja e emergjencës ka vazhduar nga mesi i marsit deri në mes të muajit maj. Por kësaj radhe, ndryshe nga hera e parë kufijtë do të qëndrojnë të hapur. Ditën e premte u arrit me 3792 raste një maksimum i ri në numrin e infeksioneve.

Franca vendos gjendjen e alarmit për Parisin

Edhe Franca arriti të shtunën e kaluar me 16,972 raste të reja infeksionesh me Corona për 24 orë, një nivel të ri maksimal infeksionesh. Në fundjavë Franca pati gjithsej 30 mijë raste të reja, të konfirmuara. Parisi është kthyer sërish në pikë të nxehtë të pandemisë. Ditën e hënë autoritetet reaguan duke vendosur gjendjen e alarmit në kryeqytet. 

Në Paris dhe në disa prej rrethinave baret dhe kafetë do të qëndrojnë të mbyllura pas ditës së sotme, bëri të ditur në një konferencë shtypi drejtori i policisë, Didier Lallement, kurse restorantet lejohet të qëndrojnë të hapura, por duke respektuar rregulla të forta higjenike. Masat do të jenë në fuqi për dy javë.

Itali: Maska me detyrim edhe në mjedise të hapura

Edhe në Itali qeveria planifikon të vendosë masa të tjera për të penguar valën e dytë të infeksioneve. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza do t’i kërkojë zyrtarisht Parlamentit në Romë që të zgjasë deri më 31 janar 2021 gjendjen emergjente të Coronës.

Ora 17:04
Covid në Itali/ Regjistrohen 2677 të infektuar dhe 28 viktima në vetëm një ditë

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 28 viktima nga koronavirusi (dje ishin 16)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 36.030

Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 2677 raste të reja pozitiv (dje ishin 2257), për një total prej 330 263 të prekurish nga Covid prej fillimit të pandemisë

Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1418 kurse totali është 234 099

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 0 viktima dhe 350 raste të reja pozitive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë