Dy muaj 'pushime', Allegri: Juventus do e fillojë me përulësi, duhet të gjejmë ritmin

Dy muaj 'pushime', Allegri: Juventus do e fillojë me përulësi, duhet të gjejmë ritmin

Max Allegri

Cremonese dhe Juventus luajnë nesër në 18:30 për javën e 16-të në Serie A. Pas dy muajve pushime për shkak të pauzës nga Botërori i Katarit, futbolli italian do kthehet në fushë. Në prag të ndeshjes për mediat foli edhe Max Allegri, trajneri i Juventus. Sipas livornezit, Pogba do jetë jashtë për 15-20 ditë dhe më pas mund të bashkohet me grupin. Për të është e rëndësishme që ekipi të gjejë formën pas ndeshjeve miqësore, me "Zonjën" që e ndërpreu kampionatin me 6 fitore radhazi.

"Nis sërish nga Cremonese - Nesër do të rifillojmë pas 52 ditësh pushim dhe do ta bëjmë në një ndeshje të komplikuar. Në dy ndeshjet e fundit në shtëpi, Cremonese nuk ka pësuar gol, ndaj Napolit ka luajtur një ndeshje të ashpër dhe agresive. Do të duhet të jemi shumë të përulur.

Si është gjendja e Pogba? Pogba po vrapon dhe gjuri i tij nuk e shqetëson. Nëse ai vazhdon kështu, ai mund të jetë me ekipin brenda 15-20 ditësh, por gjithçka varet nga ai. Le të shohim hap pas hapi.

Po Vlahovic? Vlahovic është më mirë, shpresoj që brenda njëzet ditësh t'i kem të gjithë në dispozicion. Nesër me rikthimin jemi gati.

Chiesa do të thirret? Ai është më mirë, ka punuar me ekipin dhe është gati për një pjesë loje. Sot do të vlerësoj stërvitjen, nesër do të jenë të rëndësishme zëvendësimet.

Për formacionin- Më duhet ende të vendos për formacionin e nesërm. Dy argjentinasit janë kthyer dhe po bëjnë mirë, pothuajse me siguri do të shkojmë të gjithë në Cremona, pastaj do të vlerësoj zgjedhjet. Di Maria është mjaft mirë Kemi lojtarë që në pjesën e parë të sezonit për shkak të lëndimeve nuk kanë luajtur pothuajse kurrë. Tani do të kemi një ndeshje çdo katër ditë dhe kemi nevojë për të gjithë, rikuperimi i këtyre lojtarëve është thelbësor.

Si e binde Rabiot të qëndrojë? Të flasësh për merkaton tani është e kotë. Rabiot është kthyer nga Kupa e Botës dhe ai po bën mirë, ne duhet të jemi të përqendruar në fushë.

Ndeshja - Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar, pas pushimeve ndeshjet janë më të vështira. Gjithçka varet nga qasja mendore, jam kurioz të shoh se çfarë do të jetë. Duhet të jemi mirë për t'u rikthyer në atmosferën e ndeshjeve.

Kampionati? Mendoj se do të jetë një pjesë e dytë shumë e mirë e sezonit, Napoli është favorit i qartë për kampionatin. Ka shumë pikë, synojmë të futemi në top katërshe dhe më pas të shkojmë atje për të luajtur në fazën finale”, tha Allegri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen