Më shumë vaksina për BE, dy fabrika të reja në punë

Më shumë vaksina për BE, dy fabrika të reja në punë

Fabrika Hailx prodhon vaksinën e AstraZenecas në Leiden, Holandë

Fabrika e vaksinës "Halix" në Leiden, Holandë arriti të premten e kaluar të marrë nga Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA lejen për prodhim. Në Leiden koncerni "AstraZeneca" prodhon prej javësh me intensitet të lartë, por certifikimin për këtë fabrikë koncerni suedezo-britanik e kishte kërkuar me vonesë tek EMA. Pse ka ndodhur kjo, nuk dinin të jepnin përgjigje as funksionarët e BE. Tani dozat e prodhuara ndërkohë nga AstraZeneca mund të shpërndahen më shpejt nga Leiden. Se sa doza vaksine ka aty nuk është e qartë, por eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides tha në Bruksel, se koncerni tani duhet të përmbushë shpejt detyrimet e tij. "Ne presim tani, që vaksinat që prodhohen në këtë fabrikë në ditët e ardhshme të shpërndahen tek shtetet anëtare, si pjesë e detyrimit kontraktor dhe pohimeve nga AstraZeneca për qytetarët në Europë."

AstraZeneca problematike

Komisioni Europian akuzon AstraZenecan se nuk e përmbush kontratën e nënshkruar me BE. Në gjysmën e parë të viti 2021, kjo firmë do duhej të furnizonte BE me 300 milionë doza. Por vetëm pas një grindjeje të ashpër ky koncern premtoi vetëm 100 milionë doza. Realisht deri më tani AstraZeneca ka dorëzuar vetëm 13 milionë doza të vaksinës, sipas KE. Ajo që e zemëron më shumë Brukselin është se AstraZeneca kontratën e saj me Britaninë e Madhe e përmbush pa probleme. Tek furnizimi tjetër i AstraZeneca mund të bëjnë pjesë edhe 29 milionë dozat që autoritetet italiane gjetën javën që shkoi në një fabikë mbushëse në afërsi të Romës. Firma pretendon, se këto 29 milionë vaksina janë prodhuar në Leiden dhe janë sjellë vetëm për t'u mbushur në Itali. Aty ato presin vetëm për kontrollin e cilësisë, e kjo mund të bëhet shpejt, sepse fabrika prodhuese në Halix, Leiden tanimë i përmbush të gjitha kërkesat europiane. Rreth 16 nga 29 milionë doza, sipas AstraZenecas do të shkojnë për vendet e BE. 13 milionë dozat e tjera janë si furnizim për iniciativën Covax të Kombeve të Bashkuara, me të cilën do duhet të furnizohen 92 vendet më të varfra.

Fabrika e BioNTech në Marburg mori lejen për prodhimin e vaksinës

EMA pret që prodhimi dhe shpërndarja e vaksinës së AstraZenecas të rritet masivisht në BE. Deri tani AstraZeneca kishte vetëm tre fabrika prodhuese nën kontratë, një në Belgjikë, një në Britaninë e Madhe dhe në SHBA.

Ndërprerja e eksporteve në Britaninë e Madhe

Me rregullat e reja për kufizimin e eksporteve nga BE, mundet që Komisioni Europian t'ia dalë tani që asnjë vaksinë nga fabrikat kontinentale të AstraZenecas në Europë të mos shkojë në Britaninë e Madhe apo Irlandën e Veriut. Mbretëria e Bashkuar ka marrë në muajt e fundit 21 milionë doza nga prodhimi në BE, megjithëse në Britaninë e Madhe vetë prodhohet vaksinë, dhe AstraZeneca nuk i përmbush kontratat me BE. Krerët e shteveve dhe qeverive të BE vendosën në samitin e fundit t'i japin fund kësaj praktike. Për sa kohë që AstraZeneca nuk i përmbush kontratat me BE, nuk do të eksportohet më, veçse për vendet pritëse të iniciativës Covax. Krahas Britanisë së Madhe vaksinë nga BE ka marrë edhe Kanadaja, Australia.

Fabrika e re e BioNTech Pfizer

Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA dha tani lejen edhe për fabrikën prodhuese të firmës "Comirnaty" që do të prodhojë vaksinën e BioNTech Pfizer në qytetin gjerman, Marburg. Me këtë mund të zgjerojë tani prodhimin e vaksinës edhe BioNTech Pfizer. Por ky koncern nuk pritet të kufizime në eksport, sepse deri tani përmbushen detyrimet e kontratave. EMA tani rekomandon që dozat e vaksinës të BioNTech tani nuk ka nevojë të ruhen në temperatura minus 70 gradë, por minus 15 deri në minsu 25 gradë për dy javë. Kjo do ta lehtësonte shpërndarjen e vaksiësn, bëri të ditur EMA. Ekspertët në Bruksel kishin kohë që e kërkonin këtë hap. Në SHBA për shembull, kjo vaksinë po jepet masivisht dhe ruhet në temperatura minus 15 gradë.

Me fabrikën në Marburg BioNTech Pfizer ka katër fabrika prodhuese në BE. Deri në fund të vitit koncerni do të ofrojë 500 milionë doza në BE. Që javën e kaluar, EMA dha lejen e prodhimit për një fabrikë të re të vaksinës së Modernas në Visp, Zvicër. Edhe Moderna mund të rrisë kështu prodhimin në BE, bëri të ditur agjencia EMA.

Prodhuesi i katërt prodhon në Spanjë

Ndërkohë që repartin prodhues të prodhuesit të katërt të vaksinës, Johnson&Johnson në Sant Joan Despi në Spanjë, e vizitoi së fundi komisioneri i BE, Thierry Breton, i cili drejton grupin e punës së vaksinës të BE. Breton premtoi se nga kjo fabrikë në tre muajt e ardhshëm do të ofrohen 55 milionë doza. Në tremujorin e tretë do të ofrohen pastaj 120 milionë doza. Vaksina e Johnson&Johnson ka avantazhin se jepet vetëm një herë. Sipas të dhënave të Breton 52 prodhues farmaceutikë në BE prodhojnë tani vaksinat e lejuara. Deri në fund të vitit do duhet që në BE të prodhohen 2-3 miliardë doza vaksina. Me këtë Europa është rajoni që prodhon më shumë vaksina në botë. Aktualisht EMA verifikon lejen e vaksinës ruse, Sputnik V. Merkel ka bërë të ditur, se nëse kjo vaksinë merr lejen dhe blihet nga BE, Gjermania do ta përdorë atë. Një zëdhënës i qeverisë nuk lejoi që diskutimet ideologjike apo politike të ndikojnë tek vaksina. Për Merkelin vlen: "vaksinim, vaksinim, vaksinim."/ DW

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut