Me Slavian vendoset ecuria në Europë, Ilir Daja: Ballkani si kombëtare mbarëshqiptare

Me Slavian vendoset ecuria në Europë, Ilir Daja: Ballkani si kombëtare mbarëshqiptare

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja

Ballkani luan nesër në 21:00 me Slavian e Pragës në Conference League. Dueli i "Fadil Vokrri" në Prishtinë vlen për raundin e pestë, teksa suharekasit kërkojnë tri pikë ndaj një kundërshtari që në ndeshjen e parë në Çeki u mundën 3-2 edhe nga mungesa e eksperiencës. Para ndeshjes në konferencën për mediet foli edhe trajneri i Ballkanit, Ilir Daja. Tekniku vuri theksin te ngjeshja e ndeshjeve, teksa për ecurinë në Europë skuadra e tij është kthyer në një ekip mbarëshqiptar. Ballkani dhe Slavia ndajnë vendet 3-4 në grupin G me katër pikë dhe ndeshja e nesërme do vendosë shumë për të ardhmen e grupit.

"Conference League? Është konferenca e 13-të në Europë. Nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë ndaj ekipit më të fortë të grupit. Slavia ka qenë favoritja kryesore për t’u kualifikuar. Në çdo ndeshje kemi hyrë me maksimumin e motivimit, sidomos në Prishtinë. Jemi bërë si Kombëtarja e dytë apo Kombëtarja mbarëshqiptare. Nuk jemi në formën tonë më të mirë, por kjo nuk do të thotë që do të futemi në fushë të dorëzuar, thjesht ky është realiteti.

Kundërshtari? Unë nuk nisem nga tabela, pasi i kam parë të gjithë ndeshjet e kundërshtarëve. I kemi analizuar. Është hera e parë që luajmë me një intensitet të tillë, kjo edhe falë faktit që Botërori do të zhvillohet në dimër. Të gjithë kolegët e mi ankohen për ndeshjet e kampionatit. Është java e 13-të e kampionatit vendas, disa kanë luajtur më shumë, ekipe të tjera më pak. Ne po bëjmë edhe një kampionat paralel, ne kemi luajtur 24 ndeshje për katër muaj e gjysmë. Kemi një kontingjent të pasur lojtarësh, por kemi pasur edhe dëmtime. E kemi përballuar këtë lloj ngarkese me 16-17 lojtarë.

Slavia është ekipi më i fortë me të cilin përballemi. Nuk po justifikohemi, thjesht duam t’u tregojmë të gjithëve gjendjen tonë përpara këtij takimi. Duhet të na mbështetin për të bërë një "çmenduri" tjetër të radhës.

Taktika? E djeshmja ishte dita e parë përgatitore për Slavian. Kërkuam të spostonim ndeshjen me Dukagjinin për të shmangur dëmtimet, që janë të pashmangshme me këtë lloj ngarkese. Jemi fokusuar në aspektin taktik me aq sa kemi mundur", tha Ilir Daja.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba