Miqësorja e kombëtares kundër Italisë do të sjellë në ‘Air Albania’ 22 mijë tifozë. Të shumtë janë edhe shqiptarët të cilët kanë prerë një biletë për të parë ‘yjet’ e kombëtares ‘axurre’, pasi kuqezinjtë vijnë pas një momenti jo të mirë nga Liga e Kombeve.
Sakaq trajnerët kanë vendosur të mos i kursejnë ‘yjet’ e tyre. Kështu Reja do zbresë në fushë me Brojën dhe Uzunin në sulm. Në portë kapiteni Berisha, ndërsa në mbrojtje Ismajli, Kumbulla dhe Mihaj. Nga krahët do jenë Hysaj dhe Lenjani, ndërsa mesin e fushës do e përbëjnë Abrashi, Bare dhe Bajrami.
Te Italia Mancini mendon ta nisë në portë me Donnarumma-n titullar. Në mbrojtje Scalvini, Bonucci dhe Bastoni. Nga krahët Di Lorenzo dhe Di Marco. Në mesfushë Tonali dhe Barrela, ndërsa dyshja e sulmit Zaniolo-Raspadori do mbështen nga Verrati.
Në prag të sfidës nuk kanë munguar as spekulimet për trajnerin e përfaqësues kuqezi Edy Reja, duke qenë se kontrata i përfundon në fund të nëntorit. Mediat në Itali thonë se pavarësisht diskutimeve që do mbahen me presidentin e FSHF-së Reja është i ikur. Madje flitet me siguri se pasuesi do jetë një tjetër italian, Luiggi di Biagio. Kjo mbështete edhe nga deklaratë e Dukës në mediat italiane i cili thotë se trajnerët italianë përshtaten më shumë për faktin se shumë legjionare kuqezi luajnë në Seria A.