Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi iu gjetën një stemë si e Policisë, një elektroshok dhe një shkop metalik, të cilat i posedonte pa leje. Ndërsa dy të tjerë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.
I riu me iniciale J. L., 33 vjeç është arrestuar, pasi iu gjet një stemë si e Policisë, një elektroshok dhe një shkop metalik, të cilat i posedonte pa leje.
Në pranga ka rënë edhe një 54-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 52-vjeçare.
G. C., 54 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës u arrestua në flagrancë pas kallëzimit të bërë ndaj tij.
Po nga këta specialistë u ndalua një person i shpallur në kërkim E. D., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë arest në burg, për kundërshtim të vendimit të gjykatës dhe dhunë në familje.