'Më sulmuan me shkelma te Astiri'/ Si protestuesit dhunuan nënën me foshnjën në makinë

'Më sulmuan me shkelma te Astiri'/ Si protestuesit dhunuan nënën me foshnjën në makinë

Qarkullimi për gati 5 muaj ne aksin rrugor te unazës se re paralizohet pasditeve pasi dhjetëra familje kundërshtojnë shembjen e shtëpive duke bllokuar rrugën. Edhe pse dalin për te luftuar per te drejtat e tyre, cenimi i te drejtave te qytetarëve te tjerë ka ndodhur.

Edlira është ndeshur me protestuesit 200 m larg rreth rrotullimit te Astirit te cilët kane zbritur nga trotuari kur kane pare lëvizjen e makinës se saj drejt tyre, pas hapjes se semaforit jeshil.

Ajo është gjendur e rrethuar nga protestuesit teksa së bashku me vajzën 16 muajshe po ktheheshin për ne shtëpie. “Përveç fenerit që e kane thyer, godisnin gjithandej, me kane rrezuar prapakolpin, e kane hequr komplet, dhe dëme me shkelma dhe grushte. E godisnin xhamin aq fort duke e pare fëmijën. U tremba se do thyenin xhamin e do godisnin vajzën, ashtu si po reagonin.

Për këtë arsye, Edlira doli jashtë makinës duke i kërkuar te ndalnin shkatërrimin e mjetit, por ka rene vet pre e dhunës. “Me godet ne fytyre, te syri dhe te hunda. Dikush tjetër me shkuli flokët nga mbrapa dhe me tërhoqi. Kthej kokën dhe ishte një vajze 15 vjeçe. E humba fare se nuk prisja atë reagim, nuk dija cte beja. Dhe fillova te bërtisja, kam bebe ne makine, dua te iki te kaloj”.

Pasi ja ka dale te largohet, e tronditur ajo ka gjetur punonjësit e policisë 200 metra larg vendngjarjes. Rasti është denoncuar menjëherë ne komisariatin numër 6, por e papranueshëm është se policet e pranishëm gjatë ngjarjes nuk kane ndërhyrë.

“U munduan te me qetësojnë, me faktin se aty ka dhe civile dhe do i identifikojnë ata nëse ti nuk arrin ti identifikosh, se e kane pare ngjarjen”. Ndërkohë, që ky nuk është rasti i vetëm. Me shume se 20 denoncime janë bere ne komisariat për dhunën e ushtruar nga banoret e Astirit.

“Pas meje derdhi dhe një djalë ne komisariat dhe ai ishte goditur akoma me keq, ne fytyre dhe këmbë. Nëse duan te nxjerrin dufin diku, s’kane pse e nxjerrin ne femra dhe fëmije, ne njerëz që nuk i kane faj”. /TCH

1553801995_sulm.png

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 29/03/2019 03:17

    Këta i bënë lekët llaç e tulla ndërkohë që niveli i tyre është zero sepse ndërtuan duke zaptuar. Si shkak i paaftësisë së tyre jo-largpamëse që një ditë shteti do u’a prishë, nxjerrin edhe më shumë injorancë duke bërë veprime antishoqërore. U erdhi fundi! Tashmë laku i’u është ngushtuar pas fyti!

    Përgjigju
  • No comment: 28/03/2019 21:34

    ..ky eshte kulmi?!..,Barbare"

    Përgjigju
    • Robi: 28/03/2019 22:17

      Do i vije fundi ketij llumi te Tiranes qe po terrorizon qytetaret cdo nate me bllokim rruge

    • ali: 28/03/2019 22:04

      Policija nuk duhet te bej sehir ,kur ka denincim te veproj

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë