Aiden Aslin është një ushtar i Ukrainës, i cili është kapur dhe torturuar nga rusët.

Një fotografi e ushtarit të ri me sy të ënjtur dhe ballin e carë ka qarkulluar në internet, ditët e fundit.

Mendohet se ai bashkë me shumë prej ushtarëve që luftojnë për Ukrainën do të lirohen në shkëmbim të disa prej burgosurve rusë nga Ukraina.

Aiden Aslin, nga Newark në Nottinghamshire, ka luftuar në Ukrainë që kur u transferua atje në vitin 2018 dhe u bë marinar në ushtrinë e vendit.

I riu ka mbrojtur qytetin e Mariupolit, një nga vendet më të bombarduara nga rusët, aty ku edhe u kap.


Lajmi kryesor:

Moska e pranon: Anija ruse që u godit nga Kievi u fundos! Rusia akuzon ukrainasit për bombardimin e fshatrave ruse, ata e mohojnë! Biden: Gati të shkoj në Kiev